Nuk keni pare gje akoma

'Nuk keni pare gje akoma'

Deputet Saimir Tahiri ka folur në përfundimt të mbledhjes së Komisionit të Mandateve. Në fjalën e tij para gazetarëve, Saimir Tahiri tha se është i gatshëm të presë deri në fund të hetimeve.

Ai iu përgjigj gazetarëve me të njëjtin togfjalësh sikurse dje: Nuk keni parë gjë akoma…

“Jam i gatshëm të pres deri në momentin e fundit, pa lënë asnjë shteg për të bërë drejtësi gjer në fund. Unë jau thashë se nuk keni parë gjë akoma. Juve ju duk si një mënyrë për të bërë çdo lloj historie. Bëni durim siç po bëj unë durim. Më besoni unë barrën e kam shumë më të madhe, por them se e vërteta do dalë në dritë dhe nuk do vonojë shumë. Unë nuk do lej rast pa i shkuar pas kësaj historie. Do jem i kënaqur kur e vërteta të dalë në sytë e shqiptarëve” – Tahiri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama