Rrezikshmeria UNESCO nxjerr nga lista e Beratin dhe Gjirokastren

Rrezikshmeria, UNESCO nxjerr nga lista e Beratin dhe Gjirokastren

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se Komitetii i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e sitit të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri nuk do të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Sipas saj, “gjatë sesionit të Komiteti i Trashëgimisë Botërore diskutoi Raportin e fundit të Gjendjes së Konservimit (SoC) të Qendrave Historike të Gjirokastrës dhe Beratit (site të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unescos), paraqitur nga Shteti Shqiptar në Shkurt 2015”.

Qeveria shqiptare do të dorëzojë në dhjetor 2015, pranë Qendrës së Trashëgimisë Botërore, raportin e radhës të monitorimit të siteve të Gjirokastrës e Beratit ku parashikojmë të kemi inventarin e plotë të monumenteve në masën 100%, listën e monumenteve të restauruara deri në atë fazë, dhe planin e menaxhimit”, tha Kumbaro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama