Çështja e Himarës, përplasi ashpër në akuza dhe debate kryeministrin Edi Rama me opozitën. Teksa e ka konsideruar çështjen kombëtare dhe letrën e opozitës greke për Komisionin Europian, si cënim i interesave kombëtare, Kryeministri e pyeti në vazhdimësi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, se çfarë është Himara për ta?
Rama: Hajde këtu tani, jepu përgjigje shqiptarëve si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE për gjija shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Himarë?
Kryeministrit, Lulzim Basha, iu përgjigj po me pyetje, ndërsa tha se integrimin po e pengon lidhja e qeverisë me krimin.
Basha: Pse e mbushe këtë parlament me të dënuar nga gjithë Europa për trafikun e drogës, pse i bërë kryetarë bashkish, ç’punë ka kryebashkiaku yt në komisariatin e policisë kur arrestohet Durim Keçi?Nuk ka asnjë arsye tjetër për moshapjen e negociatave përveç faktit se vendi sundohet nga krimi, qqë qeveria jote është e zhytur në krim dhe është e kapur nga krimi.
Debati vazhdoi më tej, ndërsa kryeministri tha se Basha në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm, do mbetet në histori si shitësi i sovranitetit të vendit, duke përmendur marrëveshjen për kufirin detar.
Rama: Një njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territori të Republikës së Shqipërisë.
Për kufirin detar, kryeministrit tentoi ti përgjigjej ish- kryeministri Sali Berisha, por fjala e tij u ndërpre nga kryeparlamentari Ruçi. Debati u fokusua vetëm në akuza të ndërsjellta mes tyre.
Berisha: Ky është Edvin Kristaq Rama duke mbajtur fjalim për Xhorxh Papandreun. Përmende marrëveshjen e detit, do të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion, anullove një marrëveshje e cila në njëmijë gjykata po të dalë në parimin e traktateve të detrave është…
Ruçi: Faleminderit zoti Berisha, koha mbaroi.
Rama: Është fjala përshëndetëse që kam bërë në Kongresin e Pasokut me një video për pamundësi për të shkuar atje. Rëndësi ka që ato gjuhë që i di nuk i kam ndërtime pa leje siç i ke ti.
Kryeministri replikoi dhe me deputetin minoritar, Vangjel Dule.
Dule: Abuzon me këtë mikrofon, me gjuhë urrejtje, me gjuhë raciste, me gjuhë streriotipesh dhe dallimesh dhe me gjuhë diskriminimesh juve keni për detyrë ta ndërprisni sepse shndërrohet kjo foltorja në një foltore turpi ngaqë ai nuk ka turp.
Rama: Si minoritar të takonte ty të dilje këtu dhe ta pyesje qirjo Saliun çkishte me atë të folurën greqisht timen?