Tomka dhe shoket e tij shkon ne Amerike

'Tomka dhe shoket e tij' shkon ne Amerike

“Tomka dhe shokët e tij” do të shfaqet në Kolegjin Triniti të Hartfordit, në Konektikat të Shteteve të Bashkuara, të shtunën e 19 shtatorit.

Filmi i vitit 1977 i regjisores Xhanfise Keko udhëton drejt tokës amerikane në kuadër të Projektit të Kinemasë Shqiptare, që synon të ruajë trashëgiminë kinematografike të vendit tonë.

Flurans Ilia, një nga fëmijët aktorë, do t’u përgjigjet pyetjeve të të pranishmëve pas shfaqjes së filmit.

Në shtetin e Konektikatit jeton një bashkësi e madhe shqiptarësh, të vendosur më së shumti në qytetin e Uotërbërit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama