Regjistroni domainin tuaj .al

Kalase se Rozafatit i vjen ndricimi

Shkruar nga:  
Postuar më: 8 vite më parë

Kalase se Rozafatit i vjen ndricimi
Kalase se Rozafatit i vjen ndricimi

Ministri Pango tha se “ky investim i bere ne Kalane ‘Rozafat’ nga ana e bashkise ka qene ne objektivat qe qeveria ka parashikuar per 7 Parqet Arkeologjike, qe ndodhen ne vendin tone, ku pas parkut te Butrintit ishte radha e Kalase se Shkodres qe te perfitoje nga granti i qeverise”. Sipas ministrit, “me ane te ketyre projekteve, MTKRS ka per qellim te rrise nivelin e prezantimit sa me dinjitoz te pasurive tona kulturore dhe historike, si dhe rritjen e kapaciteteve turistike”.

Gjithashtu, ministri Pango tha se “puna e MTKRS eshte e drejtuar ne dy objektiva, ate te kompletimit te sinjalistikes turistike, si dhe venia ne eficense te plote te zyrave turistike ne qytetet kryesore, nderkohe qe me me investimet qe qeveria ka parashikuar per Shkodren, kam bindjen se ajo do te jete ne radhe e pare te zhvillimit te turizmit dhe thithjen e sa me shume turisteve te huaj dhe vendas”. “Vete pamja madheshtore qe do te kete tani e me pas kjo kala gjate te gjithe oreve te nates, me kete instalim ndricues teper cilesor, eshte nje nxitje me teper per turistet e huaj per te qene pjese e ketij ambienti”, vijoi ai.

Duke folur per mbeshtetjen e zonave muzeale te qytetit te Shkodres, ministri Pango tha se “pas Kalase se Shkodres, radhen e ka rruga muzeale ‘13 dhjetori’, Kisha e Shirqit e shume objekete te tjera muzeale dhe kulturore qe ndodhen ne kete zone, gje qe do ta ktheje Shkodren ne nje qender muzeale ne vemendje te grupeve turistike, dhe, per kete, gjate 6 mujorit te dyte te ketij viti, qeveria serish ka planifikuar fonde shtese nga buxheti i shtetit per objeket muzeale”.

Ndersa, kryetari i bashkise, Lorenc Luka, theksoi ne fjalen e tij se “jam i lumtur qe ditet e para te fillimit te punes time si Kryetar Bashkie i filloj me inaugurime te tilla. Investimi i bere nga Bashkia e Shkodres tregon edhe nje here se ne si bashki po i kushtojme nje vemendje te vecante ruajtjes dhe venies ne eficense te plote te veprave tona kulturore dhe historike”. “Financimet e bashkise dhe te qeverise nuk do te perfundojne vetem ketu, por ato do te pasohen edhe ne objekte te tjera po kaq te rendesishme sa Kalaja, me te cilat ne si Shkoder krenohemi”, shtoi Luka. “Ne si pushtet vendor do te perdorim te gjitha kompetencat tona qe na njeh ligji, me qellim qe zonat muzeale, jo vetem te mos tjetersohen, por te ruhen dhe te shtohen akoma edhe me shume me objekte te tjera te kategorive te ndryshme”, tha kryebashkiaku i Shkodres.

Sipas te dhenave nga bashkia, “fuqia e instaluar e ndricimit llogaritet te jete rreth 100 mije vat, duke patur te montuar ne te 173 prozhektore me fuqi 500 vat secili prej tyre, te cilet do te ndricojne te gjithe perimetrin e mureve te jashtme, gjatesia e te cileve eshte 900 meter linear”. Nderkohe, 10 prozhektore te tjere me fuqi prej rreth 1000 vat secili jane montuar ne qender te oborreve te kalase dhe 28 fenere te fuqishem ne rrugen ngjitese.

Sipas specialisteve te Drejtorise se Sherbimeve prane bashkise, rreth 83 prozhektore, nga numri i pergjithshem i prozhektoreve te instaluar ne kala, jane planifikuar te bejne ndricimin nga pjesa e jashtme e mureve te kalase, ndersa pjesa tjeter do te jete ne funksion te mureve te brendshme dhe te oborreve te kalase. Specialistet thane se “per te mos ndikuar ne rrjetin e furnizimit me energji elektrike te zones perreth, e cila shoqerohet me banesa private dhe njesi sherbimi, bashkia, ne bashkepunim me KESH, kane mundesuar montimin e nje kabine elektrike, e cila eshte vendosur brenda mjediseve te kalase”.


Marre nga : G.M - Gazeta Koha Jone

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi