Filma vizatimore ruse per here te pare ne Tirane

Filma vizatimore ruse per here te pare ne Tirane

Ambasada ruse organizon një event shumë të veçantë në Tiranë. Tre filma të përzgjedhur vizatimorë rusë, por me titra shqip, do të shfaqen në kryeqytetin e shqipërisë të enjten, më 23 qershor, ora 18:30, tek kinema Imperial-Agimi..

Filmdashësit, të rritur dhe fëmijë, për herë të parë në Shqipëri do të kenë mundësinë t’i shohin filmat si, “Iriqi në mjegull”, nga regjisori Juri Norshtejn, “Na ishte një herë një qen”, nga Eduard Nazarov dhe “Nuk jetojmë dot pa kozmos”, të Konstantin Bronzit.

“Iriqi në mjegull” (1975), ka fituar 35 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2003, në festivalin ndërkombëtar të Tokios, është shpallur si filmi vizatimor më i mirë i të gjitha kohëve.

“Na ishte një herë një qen” (1982), në 1983 ka fituar çmimin e parë në Odense të Danimarkës dhe çmimin special në Annecy të Francës.

“Nuk jetojmë dot pa kozmos” (2014), në 2016 është nominuar për çmimin Oscar. Në 2015 ka fituar çmime të para në festivale ndërkombëtare në Japoni (“Tokyo Anime Awards”), Australi (Melburn), Francë (Annecy), SHBA (Rhode Island dhe Aspen), Kroaci (Zagreb), Kinë etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama