Filmi Shok shfaqet ne Kryeministri Rama Te le pa fryme

Filmi 'Shok' shfaqet ne Kryeministri, Rama: Te le pa fryme

Filmi i parë kosovar që është nominuar për “Oskar”, është shfaqur sot në ambientet e Kryeministrisë. I titulluar “Shok”, ky film është futur në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”.

Në të trajtohen tri histori të vërteta që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999. Një ndër shikuesit e parë ishte edhe kryeministri Rama, i cili theksoi se e pati të vështirë të kontrollojë emocionet:

"Unë dua t’ju falënderoj sinqerisht për udhëtimin që bëtë për të ardhur deri këtu. Do të isha shumë i lumtur, nëse ky event i vogël në përmasa do të vlente si një reklamë për filmin, për shkak të vendit dhe të mundësisë për ta promovuar me median time modeste, me pothuajse 1 milionë ndjekës në Facebook. Por realisht është një film që të lë pa frymë dhe pa fjalë, edhe pse unë gjithsesi i gjeta, besoj, fjalët për të shprehur emocionin dhe mirënjohjen për ju".

Bashkëprodhimi shqiptaro-britanik garon në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër në ceremoninë që do të mbahet më 28 shkurt në Los Anxheles.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama