Dita Amantia

Dita Amantia
Lojera popullore,rite pagane,tradite muzikore. Nga zbulimet arkeologjike jane gjetur statuja te cilat paraqesin sportiste.

1-Lojerat ne stadium

Ne stadiumin e lashte dhe antik te qytetit Amantia ,parku arkeologjik perkujtoi traditen   e lashte ne prag te lojerave olimpike 2010,kur amantasit kane marre pjese ne lojerat olimpike ne Greqi.





Per te perkujtuar lojerat olimpike dhe pjesemarrjen  e sportisteve amantas ne lojerat olimpike,parku arkeologjik vendosi nje trofe :”Kupa Amantia”,me pjesemarrje te ekipeve olimpike. Moren pjese mbi 100 sportiste te cilet perfaqesonin skuadrat :”Amantia”,”Sevasteri”,”Amonica” dhe “Vajza”.Krahas aktiviteteve si terheqje litari,kros,u zhvillua kampionati i skuadrave ku u ndeshen ne fazen  e pare ekipet “ “Amantia” dhe “Vjaza” me “Sevasteri me Amonicen”.Fituesit e çifteve te pare ishin Amantia dhe “Amonica”. Ne ndeshjen finale ekipi amantias i perbere nga sportiste te fshatrave te zones mundi 3-1 ekipin” “Amonica” dhe duke pare edhe rezultatet pozitive ne sportet e tjera meritoi kupen Amantia. Kjo kupe u cilesua se do te jete nje aktivitet i pervitshem.

2-Tradita e kenges
 
            Kengetari virtuoz Nazif Cela


                            Grupi Jehona Labe


                            Kenge  e valle

Tradita e kenges me rapsde vendas dhe te krahnes.Morren pjese grupet e njohura te isopolifonise si grupi Lapardha qe ka ne atkine etij kengen enjohur “Janines ci pane syte.Grupi Jehona Labe dhe kengetari Nazif Cela,raposdet Feti Brahimaj dhe Nestesi Asllani.

3-Si eshte ruajtur kjo tradite

Pjesmarrja e amantasve  ne lojerat olimpike qe zhvillohen ne kohet e hershme ne shtetin fqinj,tregon se Amantit ishin njerez me kulture dhe sportiste te mire, fakt qe e tregon edhe stadiumi i saj.Me kete te dhene te rendesishme gjejme nje çeles per te hyre ne nje porte te madhe. Amantasit kane hyre ne Evrope atehere kur ne truallin tone qe i themi Ballkan fqinjet verior nuk ishin prezent dhe s’ishin se si te ishin. Amantasi ishin te integruar qysh ne ate kohe kur ardhacaket et jere ishin diku ne stepa a ose skano ekzistuar ndoshta fare. Amantasit kane treguar shenja te larta civilizimi  ata kishin nje stadium.


                           Lojera popullore


                                   Sportiste

4-Stadiumi i Amantias monumenti 550m mbi nivelin e detit

                                              

Stadiumi ndodhet 100 m me poshte ne jug lindje te forteses kryesore ai eshte i gjate 55 m dhe i gjere 12.5 m. Germimet kane nxjerr ne pah se stadiumi ishte nje nga monumentet kryesore te qytetit dhe sherbente per sporte si : vrapim, hedhje e shtizes, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 4000 persona. Ne baze te mbishkrimeve greke te gjetura ne stadium ndertimi i tij eshte bere ne vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve 30 pas krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati  zhvillim te veçante dhe u ndertuan vepra monumentale.

Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe gure gelqeror. Qe nga koha kur Izomber tek itenerari i deshifruar i historise se arkeologjise se Orientit,nje botim ky qe i perkiste vitit 1873,ne faqen 871 pershkruan zbulimin e stadiumit antik ne kodren e fshatit Ploce.Thenia e Izamberit pikerishte ne shekulline 19,perbene trokitjen e pare ne dyerte e kesaj monumenti antik qe kishte lene gjurme brezash ne historine e qyteterimit ilir ne lartesit e kodres se Ploces.

Udhetimi arkeologeve shqiptare u be pas afer 70-80 vjetesh neper luginen e Vjoses dhe provoi se “stomaku i kodres” nuk e kishte tretur gjitshka ndonese mjegulla dhe largesit kane kapercyer 1000 vjete nga ekzistenca e tij.Arkeologet i gjeten rrenojat e stadiumit antik te Amantias tek gropa e kovaçit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati  z Informatat e dyte,per qytetin Amantin por te shprehur nga pena e nje kerkuese si Zj Falaksi ka te beje me kulturen fizike,ose me qartazi me sportet.

Nje statuje qe pershkruan nje boksier,ndonese figura ka mungese te kyçit te djathte si dhe ndihet mungesa tek kemba e majte,por qe nuk shperfytyrojne figuren per te rritur me lehte ne nje perfundim,per kete boksier.Ja pershkrimi i N.Vlores.”Amantia:Persosmerine estetike te Posejdonit ta barazojme tani me kete trupore ilire prej bronxi te shek IV,para K.qe perfaqeson nje boksier. Nuk mund te thuhet se eshte i bukur,por e gjithe permbajtja tregon nje qellim”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehte,trupi i gatshem per mesymje,bejne ne menyre qe kjo trupore te kete fuqi komunikuese.Vetem ne kete menyre arti e arrin bukurine e persosur…” Informatat qe sjell N.Vlora eshte”Amantia:pamja e pergjithshme  e stadiumit te shek.IV para Krishtit.

Te gjithe qytetet e Ilirise kishin stadiume te medhaja... Sjell nje fakt qe nje prej statujave gjendet si pjese e arkives se Muzeut Historik Kombetar. Nje staturine bronzi ,10cm e vitit 470 para KR.behet fjale per nje fitues stadium jane:vrapim,hedhje shtize,e hedhje disku dhe boks.Figura atletesh jane gjendur dhe kane ekzistuar edhe ne muze e Amantise qe eshte prishur pas nderrimit te sistemeve aty rreth viteve ’90 ku u moren dhe u zhduken dhjetera gjetje,figura,statuja fati i te cilave nuk dihet ende ku kane perfunduar dhe ne cilin shtet fqinj,zbukurojne muzete e tyre?Stadiumi  mund te kishte nje kapacitet mbajtes nga 3000-4000 vende per te ulur spektatoret.Gje qe nuk dallon shume nga stadiumet e koheve te sotme.Madje stadiumi eshte monumenti i pare dhe pika e takimit e vizitoreve me boten e qyteterimit Amantin.

Histori nga qyteti i ilir
QYTETI ILIR I AMANTIASE


Qyteti antik i Amantias gjendet i shtrire ne kreshten e nje kodre mes dy majave ne kembe te nje vargekodrinash. Kjo qender e hershme ilire e shtrire ne hapsire dhe ne kohe,sot gjenden rrenojat e saj ne 15 ha te parkut arkeologjik te Amantiase,lindur e lulezuar ne 10 shekuj ne ndryshim e pasurim te vazhdueshem.

LARTESIA


Epiqendra e qyteterimit ne nje zone te tille kodrinore gjendet ne lartesine 613 m mbi det.Ne kete pike pozicionohet kodra me e lartesuar ku fillojne rrenojat e qytetit antik,duke pesuar shtrirje ne kohe neper sheshet e taracave.Kodra ku ka jetuar per 1 mije vjeçare qytetai ilir i Amantias ka forme koni.Ajo eshte pjese e veçuar nga vargmali,qe perthyhet me nje perrua.

VENDODHJA

Qyteti antik Amantia gjendet ne kodrinen qe ka mbajtur kete qytetrim ilir ne mes te rrjedhes se dy lumenjeve me nje shtrirje deri ne det,shprehen studjuesit e saj.Ne verilindje lumi Vjose i krahines Mallakaster.Ne jugperendim shtrihet lugina e lumit Shushice.Qyteti antik,rrenojat dhe gjurmet e tij jane zbuluar ne fshatin Ploçe te rrethit Vlore,ato gjenden ne nje koder 34 km larg nga qyteti i lashte i Aulones.

POZICIONI GJEOGRAFIK I AMANTIA NE RRETHIN E VLORES



Amantia ,ky qytet ilir me rrenojat e saj, qe gjenden aktualisht ne fshatin Ploce,ka nje shtrirje gjeografike ne pjesen verilindore te qytetit  bregdetar te Vlores,qe laget nga deti. Mirepo cili eshte pozicioni i ketij qyteti ne rrethin e Vlores.

Rrethi i Vlores gjendet i pozicionuar ne jugperendim te Shqiperise .Rrethi i Vlores eshte ne  jug te rrjedhjes se jashtme te lumit Vjose.Rrethi i Vlores pjese e dy zonave te medha me shtrirjen e tyre:Ultesira e Vlores  fushat e Myzeqese se Vogel.

Kufizimet (76 km) ne lindje  eshte kufizimi i rrethit te Vlores me rrethin e Tepelenes, (29 km pak ne juglindje me rrethin e Gjirokastres , (6km) ne jug dhe jug lindje me rrethin e Sarandes, (19 km) ne jugperendim dhe perendim me detin Jon dhe Adriatik.(144 km) Siperfaqja e pergjithshme e ketij rrethi brenda ketyre kufijve eshte 1609 km  e barabarte me 5.59% .

Ne kufizimin e ketij qyteti me rrethin e Tepelenes  gjendet aktualisht parku Arkeologjik Amantia.Fshati Ploçe(Amantia)
Komuna Sevaster

AMANTIA PERMES DY LUMENJEVE
Lumi i Vjosa

Gjalperon ne  76km qe sherben edhe si kufi natyror midis rrethit te Fierit  dhe Vlores.ka prurje 21000l/s

Lumi Shushica

E vetmja dege e Vjoses me rrjedhjen e poshtme, qe pershkon pjesen me te madhe te gjatesise lindore te Vlores. Me nje gjatesi afro 80 km. Fillimin e rrjedhjes e ka ne gryken e Kucit .


RENDESIA

Qyteti antik Amantia ka identitetin e vet .Amantia ka qene dhe mbetet nje qytet ilir ne Ilirin e Jugut. E pare nje rrafsh vlerash,Amantia ka  qene qender e zhvilluar ne Ilirin e Jugut.Ky qyteterim ilir ka njohur nje zhvillim te madh ekonomik,material,shoqeror,shpirteror.

ZHVILLUAR SI QYTET

Qyteti Amantia eshte zhvilluar nje zone kodrinore. Aty eshte rrenjezuar ,nga te dhenat deshmohet se ne shekullin e IV p.e.s eshte nje qender e rendesishme. E zhvilluar ne zone kodrinore nen kembet e malit,qyteti antik ka qene i fortifikuar me murre. Por ne ndryshim nga qendra te tjera qe i perkasin kesaj periudhe,qyteti i Amantiase e ka kapercyer kete dimesion fortifikues,duke kerkuar dhe gjetur shtrirje jashte murreve perreth akropolit.Ndryshimi befasues ne Amantia  eshte vrejtur ne ngrehinat,ndertesat publike, keto ndertime nuk gjenden te shtrira ne toka pjellore anes lumenjeve, por ne lartesi kodrash brenda shesheve ose tarracave,qe rrethoheshin me murre.

EKZISTENCA

Kohe ekzistenca e Amantias shkon pertej kufinjve te 10 shekujve jete. Arkeologet e paraqesin Amantiane ne ekzistencen e ketij qyteterimi ne nje limit kohor prej 1 mije vjecari.Neq librin e jetes se ketij qyteti eshte ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjeve te nje mijevjçari. Rrugetimi i periudhave te ketij qyteti ne hapesiren kohore  eshte i tille:

1-Kohelindja e Amantiase eshte rajvizuar ,ne kohes hekuj te larget.Sipas te dhenave te mbledhura ne shekullin e IV p.e.s Amantia gjendet nje qender e rendesishme skllavopronare .Ne botimet qe kane percjellur lulezimin e ketij qyteterimi ilir thuhet se ne shekullin e IV p.e.s ka qene koha kur Amantia nga nje vendbanim jo aq i rendesishem,behet qytet,shprehet arkeologu S.Animali ne studimin e tij:” Amantia”.Ne gjysmen e pare te ketij shekulli u ngriten murre,qe rrethonin majen e akropolit.Rreth tij dhe ne tarraca ,ne kodrine u shtri qyteti ilir.Ka te dhena qe flasin se qyteti ilir pesoi nje bum me ndertime ,te vecante  te cilat i pershtaten zones kodrinore ku shtriu gjymtyret qyteti antik.Godinat me karaker publik u ndertuan ne tarraca u rrethuan me murre.Qyteti kodrinor i Amantias perbente nje pamje te veçante, por dhe krejt te ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndertimet ne sheshe tarracash te ketij qyteti antik teresishte kodrinor.

2-Ne shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet nje qytet me zhvillim.

3-Duke mbritur drejt shekullit te I p.e.s qyteti kodrinor i ilireve bie nen zaptimin e pushtimit romak,nderkohe qe ekonomia,tregetia jane nen zoterimin e romakeve.Periudha e pushtimit  romak krijon per qytetin  ilir fenomemin e zbehjes  se tij.Fillon te ndihet renia e ngadalte e ketij qyteterimi.

4-Ka te dhena qe sjellin faktin se ne fund te antikitetit,Amantia permendet si qender peshkopale.Gjurme kultesh gjenden ne kete qytet.

5-Duke ardhur kohe e mesjetes Amantia eshte nje qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e qyteterimeve ilire.

PER AMANTIEN

Amantia eshte fokusuar shekuj me pare ne driten e botimeve te huaja.Studjues,udhetare,arkeolog ,gjeograf, te gjithe keta duke kerkuar rrenjet e nje qyteterimi te lashte ilires kane ndriçuar pjese nga ky qytetrim dhe monumentet e tij ,por ajo qe i ka befasuar te gjithe keta ka qene menyra e ndertimit te qytetit te lashte ne shpatet e nje mali.Ndonese studiuesit citojne se qytetet ilire u ngriten ne lartesi te tilla,Amantia ky qytet i lashte te mrekullon sot me keto monumente te tilla qe shprehin artin e ndertimit ilir ne lartesi malesh e shpatesh duke krijuar vende per godina dhe ambjete qe i duhen nje qyteti malor per te zhvilluar jetet e tij por duke zgjidhur me pare nje menyre inxhinjerike veprat monumentale qe mepare se nga letrat kane shperthyer nga shpirti krijues e ndertues i ketyre popujve sa te lashte,aq te mençur te ditur,te zot,per te sjellur qyteterime atje ku bota e ka patur te veshtire ardhjen e tyre,shtrirjen e tyre, prandaj mbeten te paket sot te tille qytetet te zbuluar ,mbeten atraksione te veçante midis te cileve Amantia sot eshte prezent ,eshte pjese e ketij trualli qe mbetet pjese e jona e gjithhershme eshte qyteterimi i pararadhesve tane,pjese e nje historie te ndriçme,te pashkueshme nga kohet.

Ne shpatet e ketij mali kane gjezdisur me dite kerkuesit,per te rene ne gjurmet e ketij qyteterimi ,aty ku dheu yne e kishte perpire brenda  barkut te tij.U fsheh,u humb dhe u largua per kohe-shekujt Amantia,por ora e ndriçimit te saj mbriti.Amantia sot eshte hapur park Arkeologjik.eshte i dyte nga parqet e ketij rrethi qe Ministria e Kultures e futi ne harten  parqeve arkeologjike te  vendit.eshte nje qender arkeologjike e vizitueshme.Amantia afron stadiumin si vend te vizitueshem qe ne boten tone jane te rralle,atraksione te tille ne shpatet e ketij mali ne jug te Shqiperise.Duke njohur nga germimet arkeologjike Amantien,nuk kerkon shume shqyrtime,arsyeje e ardhjes se studiuesve te huaj ne shpatet e ketij mali per te gjetur kete qytetrim.Nese Amantia do te ishte veçse nje qender e vogel e pazhvilluar, nga hartat e kohes ajo do te ishte fshire pergjithmone ashtu si tjera qendra te tilla qe humben rruges, nen baltovinen  e ftohte .Interesi per Amantian ka lindur nga arsyeja e thjeshtetezuar.Amantia ka qene nje qender e nje qytet qe ka pasur si kohe shekujt dhe ndoshta nje mije vjete jete.A mund te humbte ,ose te fshihej nje kohe kaq e gjatee jete e nje qyteerimi dhe pikerishte atij ilir?Ka qene pasioni i te gjithe kerkuesve te huaj dhe vendas atyre qe ne veprat etyre kane cekur Amantien si qyteterim  ne shpatet e ketij mali.Prandaj Amantia rron,flet historia e ketij qyteterimi ilir me gjuhen e monumenteve te saj,qe jane sot pjese e nje trashegimia te hershme te pararadhesve tane.

Skender Anamali,arkeologu qe punoi per zbulimin e Amantias ka shkruar”

Burimet e shkruara per Amantit dhe Amantin, sikurse ne pergjithesi per iliret e Ilirine, jane te kufizuara e te fragmentuara. Pak dime per kete qytet, edhe me pak per banoret e tij.

Pjesa me e madhe e tyre kane permbajtje thjesht gjeografike. Sipas auto¬reve te lashte antike, Amantia i perkiste Ilirise dhe amantet kane qene ilire. Pas vitit 148 e. sone Amantia bente pjese ne provincen e Maqedonise, e cila perfshinte edhe nje pjese te Ilirise se jugut. Ne nje ndarje tjeter te provincave te perandorise romake ne Ballkan, ne shek. II. e.s. Amantia i takon provinces se Epirit te Ri. Ngjarje historike nuk ka. Na kumtohet se Amantia u bashkua me Cezarin ne luften kunder Pompeit ose se shume shekuj me vone, nen muret e saj te rindertuar nga Justiniani, ushtria bizantine luftoi kunder saraqeneve. Kuptohet vetvetiu se te gjitha keto jane fare pak per nje qytet si Amantia, i cili pat nje jete gati njemijevjecare.

Keto njoftime po t'i permbledhim sipas karakterit te tyre dhe kohes qe i perkasin, po te kemi parasysh disa edhe te dhena te tjera te krahinave fqinje, mund te krijojme nje perfytyrim te ngjarjeve kryesore te ketij qyteti. Ne kete rast duhen pasur parasysh lidhja amante-abante dhe njohja e amanteve si epirote. Ne shek. IV p.c.s. Amantia njihej si nje qytet ilir. Por krahas qytetit Amantia kishte edhe nje krahine te quajtur Amanti, e cila zgjatej deri ne bregdet. Sipas Ps. Skylaksit, amantet jane ilire nga bulinet dhe Amantia nuk eshte nje qytet grek; qytete greke jane Apolonia e Epidamni. Ky punim eshte perfunduar ne vitin 1966.

Gjato ketyre viteve te fundit jane botuar studime t8 ndryshme qe merren edhe me Amantine. Gjithashtu ne Ploce ne punimet e ndryshme jane bere zbulime te reja. Ata nuk jane perfshire ne kete punim.Plini, duke u mbeshtetur te Theo¬pompi, i ka quajtur barbare amantet bashke me bylinet3. Nuk eshte veshtire te gjendet kuptimi i fjales barbare, pasi te lexohet i gjithe paragrafi (111 23, 26) ku Apolonia quhet qytet grek. Per Stefan Bizantinin Amantia ka qene krahine e ilireve4. Deri diku te qarte jane edhe kufi,te e territorit te banuar nga amantet. Ne malet Keraune ata kufizoheshin me kaonet. Fqinje juglindore te tyre ishin atin¬tanet kurse ne lindje kishin bylinet. Me keta te fundit duhet thene se amantet kane pasur nje afersi te madhe.

Ne disa njoftime me te: vona, te dy qytetet Bylis e Amantia, permenden gjithmone bashke, qe le te kuptohet per lidhje shume te ngushta midis tyre, pa perjashtuar edhe origjinen e perbashket.Tekstit te Ps. Skylaksit, ju bene disa korrigjime. Keshtu titulli «Iliret» u zevendesua me «Taulantet»6. Ne kohen kur u shkrua vepra e Ps. Sylaksit (vjetet 350-340 p.e. sone) qendra e shtetit ilir ishte spostuar nga perendimi i IliriseJugore dhe ne krye te ketij shteti ishin dinaste nga fisi i taulanteve. Sidoqe te interpretohet titulli i paragrafit te 26 te vepres se Ps. Skylaksit amantet mbeten ilire. Duke pranuar titullin «taulantet» ne mund te mendojme, dhe kjo nuk na duket e pamundur, se Amantia si krahine e si qytet, ne ate kohe ndodhej nen vartesine e shtetit ilir.

 Ngjarje te tilla si kalimi i qyteteve Apolonia e Dyrrah, nen vartesine e shtetit ilir dhe venja e Pirros me forcen e armeve ne fronin e mbreterise molose nga mbreti ilir Glaukia, e perforcojme kete mendim.Me dobesimin e shtetit ilir, me fuqizimin e shtetit te Epirit, ne kohen e sun¬dimit te Pirros, Amantia hyri ne perberjen e shtetit te Epirit. Kete ngjarje, me sa duket, kane patur parasysh Antigoni, qe e permend Amantine ne vepren e tij kushtuar, pershkrimit te Maqedonise dhe Prokseni, bashkekohes i Pirros, i cih i radhit abantet-me kuptimin amantet - ne listen e fiseve epirote 7. Per kete arsye, disa shekuj me vone, sigurisht duke u mbeshtetur ne burime te tilla, Hezyhu do t'i quaje amantet epirote8.Per dy shekuj me radhe burimet per Amantine heshtin. A duhet menduar se amantet ishin ende nen vartesine e shtetit te Epirit dhe deri kur zgjati kjo gjen¬dje? Ka shume te    ngjare qe, pas vitit 268 p. e.s., Amantia te jete bere e pavarur,duke filluar edhe prerjen e monedhave me emrin e banoreve te saj9. Amantia mbeti e pavarur edhe me vone.

Kete e verteton edhe fakti, qe Amantia (ne te vertete ne formen Abantia) eshte ne listen delfike te theorodokeve, te datuar ne vitet 220-189 p.e.s.l0. Per shek. II p.e.s. per Amantin nuk ka asnje lajm. Nga nje kumtim i Tit Livit mesojme se bylinet, sikurse edhe apolloniatet e dyrrahasit, i dhane ndihme ushtrise romake ne luften e vitit 168 p.e.s.ll Duke ditur lidhjet e ngushta ndermjet amanteve e bylineve, mund te mendojme se raporte te tilla, kane ekzistuar edhe midis amanteve dhe romakeve. Ne shek. II. p.e.sone Amantia, ne qofte se nuk kishte ruajtur pavaresine e plote, gezonte se paku nje autonomi te brendshme, te cilen vazhdoi ta kete edhe ne shek. I p.e.s;, sikurse verehet nga    prerjet monetare te kesaj kohel2. Kjo pozite e privilegjuar e Amantise tregon se ky qytet, sikurse edhe Bylisi e Apollonia, atintanet e parthinet, mbajti anen e Romes, gjate lufterave te Romes kunder shtetit ilir e atij maqedon.

 Ka edhe nje mundesi tjeter, amantet benin pjese ne nje koinon fisesh e qytetesh te kesaj tre¬ve, ne krye te cilit qene bylinet, ndoshta per nje kohe edhe atintanet. Ketu mund te ndihmonin te dhenat e Ps. Skylaksit, Aristolelit e Strabonit. Tani per tani kete duhet ta pranojme si hipoteze.Ne burimet e shek. I p.e.s. Amantia permendet si nje qytet i Ilirise se Jugut bashke me Apallonine, Bylisin e Orikun. Amantia jetoi me ngjarjet qe u zhvilluan ne keto vise ne kohen e lufterave civile te Romes. Por asgje me teper veçse qendrimitqe qyteti mbajti kundrejt dy paleve nderluftuese, ne fillim ne luften midis Cezarit e Pompeut dhe me pas ne ate midis M. Antonit e kundershtareve te tijt3.Me vlere jane dy shenimet e Plinit per Amantin. Duke lene ne nje ane kumtimin, qe Amantia bente pjese ne provincen e Maqedonise, e cila nuk percakton etnicitetin e banoreve te ketij qyteti, te Plini lexojme se amantet ishin “barbare” e “te lire”.

Shenimi i dyte, pas te parit, qe tregonte etnicitetin e amanteve, zbulon gjendjen e tyre kur jetonte natyralisti romak; amantet jane te lire kurse fqinjet e tyre bylionet jo, mbasi qyteti i tyre eshte shnderruar ne koloni. Aman¬tia, si Apolonia ne veri e Foinike ne juge, ruajten nje fare autonomie gjate push¬timit romak. Ne Amantia, deri tani, si gjuhe e mbishkrimeve, rezulton gjuha greke; me perjashtim te nje bilingu; te gjitha mbishkrimet, duke perfshire edhe ato sepulkrale te shekujve te pare te eres sone, jane vetem ne gjuhen greke, ne kundershtim me ato te Bylisit ku mbishkrimet jane ne gjuhen latine.

Ne lidhje me territorin e Amantise, dhe shtrirjen e saj ne bregdet jane me interes, padyshim, te dhenat e Ps. Skylaksit a te Ptolemeut. Ne paragrafin e permendur thuhet se Amantia kishte nje rrip toke te gjate 60 stade. Sipas disa dijetareve, ne kete bregdet, kishte nje qytet, i cili nuk eshte qyteti i brendshem. Per ekzistencen e dy Amantive kumton edhe Ptolemeu; nje qytet ne brendi te vendi dhe per nje skele qe del ne det. Keto dy njoftime si edhe njoftimi i Lykofronit, per nje qytet bregdetar dhe lidhja e tij me-abantet, i ka dhene shkas diskutimeve te ndryshme dhe ka bere qe te shkruhet, natyrisht ne menyre te gabuar, per dy qytete Amantia. Na duket se duhet te pranojme qe si Amantia dhe Bylisi kishin nga nje korridor te ngushte ne breg te detit dhe nje liman, me ne veri Bylisi dhe me ne juge Amantia.

14 Ne disa burime te shkruara te autoreve antike, ne lidhje me qytetet e Ilirise Jugore, jane ruajtur legjenda te udhetimeve te grekeve, te cilat amantet i bejne abante, bylinet i bejne myrmidone dhe oriket kolke. Konfuzioni midis amaneteve e abanteve nuk eshte aq i thjeshte. Lykofroni, ne poemen e tij Algksandra, e ka sjelle Eleferorin, kryetarin legjendar te abanteve, ne tokat e Amantise, por pa i identifikuar abantet me amantet. Banore te krahines se maleve Keraune, pra fqinj te amanteve, i ka bere abantet ,Apollon Rodi.

Stefan Bizantini, ne zerat Abantis e Amantia, eshte perpjekur te shpjegoje lidhjet Amantia-Abantia dhe amante-abante duke thene se shkroja b eshte kthyer ne m nga «barbaret» (s.v. Abantia).Ky kthim beri qe Kalimaku, ne vepren e tij...”

Po ku autor lidhur me arkeologet dhe udhetaret qe kerkuna Amantian ka shkruar”

Perpjekjen e pare, per te lokalizuar Amantine, e gjejme ne vepren e Pu¬kevilit, ne te cilen ai pershkruan udhetimet e tij. Sipas tij, rrenojat e Amantise, gjinden prane fshatit Nivice te Kurveleshit ku kishte «nje akropol me mure qiklopike, me restaurime me te vona, midis te cilave copa shtyllash e mbishkrime» 19 Pukevili, per te argumentuar lokalizimin e Amantise ne Nivice, ka sjelle deshmine e Ps. Skylaksit dhe Tabelen Peutingeriane. I nje mendje me Pukevilin eshte edhe V.M.Lik. Edhe ai i vizitoi rrenojat e Nivices dhe pa atje mbeturinat e qytetit te lashte te Amantise.2o Per te provuar se ne Nivice duhet kerkuar Amantia, ai radhiste te dhenat e gjeografeve e te itinerareve antike, duke shtuar edhe ngjar¬jet nga lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Vendosja e qytetit ilir Amantia, ne rrenojat e Nivices, Pas Pukevilit e Likut, u pranua edhe nga studiues te tjere te shek. XIX, te cilet u moren me gjeografine antike.21 Kunder ketij lokalizimi doli H. Kiperti. Ai e lokalizoi Amantine ne luginen e lumit Shushice, diku afer fshatit Brataj22. Amantine e vendosen ne Nivice edhe numismatet e pare, qe studiuan monedhat e ketij qyteti.23 Keshtu beri edhe Tomasheku ne Enciklopedine Pauly-Visova, ne artikullin Amantia.

24 Nivica mbeti si vend i mundshem i Amantise ende per nje kohe derisa ne kete krahine te Ilirise se Jugut, nuk u zbuluan rrenoja qytetesh te tjere te lashte. Gjendja ndryshoi me zbulimin e mbeturinave te nje qyteti te lashte, ne fshatin Ploçe ne malesine e Vlores. Ne «Itinerarin» e tij te Orientit, ne vitin 1861 E. Izambert u muarr me çeshtjen e lokalizimit te Arnantise. Izamberti tregon se arriti ne Ploqe, duke u nisur nga gradishta e Hekalit (Mallakaster) dhe se rrenojat, qe shihen rreth kodres, i perkasin qytetit te Amantise.

25 Ne paragrafin kushtuar A-mantise ai pershkroi edhe disa monumente, qe kishte pare gjate qendrimit ne Ploçe. Midis tyre Izamberti shenonte muret e akropolit prej te cilit kishin mbetur vetem themelet, dhe se, nen kembet e mureve rrethues, shihen gjurme te shumta varresh te skalitura ne shkemb. Ai kishte pare edhe nje mur me 14 kontraforte, mbeturinat e qemereve te nje porte dyfishe dhe 11 shkalle te nje stadiumi antik. Ne itinerarin e tij, E. lzamberti, jep edhe disa te dhena burimore dhe eshte i mendimit se emri i vjeter i Amantise ka qene Thronion. Germadhat e Ploçes si vend i qytetit Amantia, i njohu edhe gjeografi G. Kora. Duke pershkruar nje udhetim te tij ne Shqiperine e Jugut, Guido Kora tregon se si me 29 shtator te vitit 1875, para se te ngjitej ne malin e Kudhesit, kishte vizituar kalimthi rrenojat e Amantise.Ai nuk thote drejtperdrejte se keto germadha i kishte pare ne fshatin Ploçe, megjithate ne harten, qe i ka bashkangjitur udhetimit te tij Amantia eshte vene ne kembet e malit te Kudhesit, aty ku sot ndodhet fshati Ploçe.

Edhe G. Kora nuk parashtron ndonje argument ne mbeshtetje te lokali¬zimit te tij. Te dy keta autore nuk qene njohur, me sa duket, nga dijetaret te cilet, me vone lokalizuan Amantine ne rrenojat e Ploçes.

Udhetimet e Izambertit dhe te Kores nuk i njohu as edhe botanisti A. Bal¬dagi, i cili 20 vjet, pas G. Kores, i vizitoi rrenojat e lashta te Ploçes. Dy here, ne vitet 1892 e 1894, ai u ndal ne «shkembin e madh mbi te cilin ngrihen nga ato rrenime te ashtuquajtura pellazgjike, te cilat ka te ngjare qe asnje arkeolog nuk i ka studiuar» por vetem mbasi kishte lexuar librin e Karl Paq'it mbi Sanxhakun e Beratit, ai i vuri emrin Amantia rrenojave te Ploçes. Ne vitin 1903 arkeologu Paul Treger ne nje njoftim arkeologjik nga Shqiperia dhe Maqedonia, shkruante per ekzistencen e disa skulpturave dhe mbishkrimeve ne Ploçe, por pa thene çfare paraqitnin ato dhe cili ka qene emri i lashte i vendit.

Monumentet arkeologjike te fshatit Ploçe i studjoi edhe K. Pachi, i cili mbasi shqyrtoi edhe burimet e shkruara antike, e vendosi Amantine ne rrenojat e Plo¬çes. Me Pachin, kerkimet per lokalizimin e Amantise, hyne ne nje faze te re,ne te cilen nuk jane me udhetaret ose studiues te tjere, qe gjurmojne kete pro¬blem, por arkeologet e historianet. Ai i kushtoi nje vemendje te posaçme tepricave te lashta te Ploçes, atyre monumenteve, qe mundi te shikoje mbi toke gjate qendrimit te tij te shkurter ne kete fshat. eshte interesant te thuhet se ar¬keologet, qe erdhen ne kete fshat, Pachi e te tjere, nuk i pershkruajne muret rre¬thues te cilet kalojne perqark majes shkembore te Ploçes dhe qe ruhen mjaft mire ne pika te ndryshme, as edhe monumentet te cilat, para tyre, i kishte sinja¬lizuar. E. Izamberti. K. Pachi dhe me vone Ugolini u terhoqen me teper pas mo¬numenteve te shperndare ne fshat, neper shtepite e oborret. Karl Pachi duke gjetur ne Ploçe monumente te ndryshme arkeologjike, skulptura; mbishkrime, pjese arkitektonike te shumta e te rendesishme u perpoq «te pagezoje» me nje emer rrenojat e atjeshme, te cilat, sipas tij, provonin «qenien e nje qyteti disi te madh».

Per te gjetur kete emer ai, ju drejtua, ne radhe te pare, te dhenave te autoreve greke e latine per kete treve te Ilirise se Jugut. Gjate leximit te teksteve, te nje varg autoresh antike, gjeografe e historiane, Pacii verejti se ne kete krahine te Ilirise se Jugut permendeshin gati perhere Apollonia, Bylis, Amantia dhe Ori¬ku. Vendet ku ngriheshin qytetet Apollonia, Bylis e Orik ishin percaktuar me kohe. Mbetej Amantia. Rrenojat e Ploçes i pergjigjeshin shume mire largesive te dhena midis Apollonise e Amantise, nga gjeografet dhe itineraret antike. Sipas Paqit, nje prove tjeter per lokalizimin e qytetit Amantia ne rrenojat e Ploçes, ishin mo¬nedhat dhe materialet arkeologjike te kohes se vone antike. Keta te fundit, sipas tij, provonin lajmin e tradicionit te shkruar antik, qe e bente Amantine qender peshkopale. Si mbeshtetje per lokalizimin e Amantise ne Ploçe, sherbeu edhe kulti i perhapur i Zeusit te Dodones, te verejtur tek monedhat, i cili, sipas Pachit, shtrihej ne gjithe anen perendimore te gadishullit deri ne Shkoder.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama