De Basi fitoi 1.8 mln euro trajneri me i paguar i Kombetares

De Basi fitoi 1.8 mln euro, trajneri me i paguar i Kombetares

Gianni De Biasi do të mbetet për shumë kohë pjesë e historisë së futbollit shqiptarë, në sajë të punës dhe rezultateve të arritura në rreth 5 vite e gjysmë që drejtoi përfaqësuesen kuqezi.

Por e gjithë puna e tij në këtë periudhë ka patur edhe faturën më të lartë financiare, 1.8 mln euro ka paguar Federata Shqiptare e Futbollit, kjo është dhe shifra më e lartë e paguar ndonjëherë që nga viti 2002 kur presidenti Duka ka vendosur të marrë një trajner të huaj.

Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitete e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit. Rritje pagash pati i gjithë stafi, falë edhe kualifikimit në Europian.

Një shifër e tillë nuk është paguar asnjëherë në të gjithë historinë e trajningut shqiptar, për trajner vendas apo të huaj. Madje edhe paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, në vitin e fundit kur mori edhe postin e drejtorit teknik,  u 5-fishua,  nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj.

Kjo ka qenë edhe paga mesatare e të gjithë trajnerëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri, nga viti 2002 Dosena-n, më pas Brigel, Baric, Ari Han dhe deri tek Josip Kuzhe që ishte përpara De Biasit. I vetmi që i është afruar disi rrogës së De Biasit ka qenë kroati Oto Baric, rreth 20 mijë euro në muaj është paguar ai në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë në 15 muaj që e udhëhoqi atë.

Edhe sa i përket shpërblimeve, De Biasi është absolutisht më i paguari. 30 mijë euro për një fitore në ndeshjet zyrtare dhe qindra mijëra bonuse për kualifikim në Europian apo për fitoren ndaj Rumanisë. Të gjitha këto kapin shifrën e mbi 600 mijë eurosh në total, duke e çuar faturën e tij në këtë periudhë që drejtoi Shqipërinë në rreth 1.8 milion euro, duke hyrë edhe në aspektin financiar në historinë e futbollit shqiptarë.

Kjo sa i përket trajnerëve të huaj të përfaqësueses, pasi sa i përket trajnerëve të huaj të klubeve apo trajnerëve shqiptarë, paga mesatare e tyre nuk i kalon 3000 eurot në muaj.

Gianni De Biasi
Periudha 2011-2015
Paga 27.000/ muaj 
Periudha 2016-2017
Paga 42.000 /muaj   12 muaj
Bonuse 648.000 euro
Totali 1.8 mln euro

Giuseppe Dosena
Periudha Prill 2002 - Tetor 2002
Paga 15 mije euro / muaj
Totali: 60 mije

Hans Peter Brigel
Periudha 2002-2006
Paga 10.000 eruo/muaj
Totali: 420.000 euro

Otto Baric
Periudha 2006 - 2007
Paga: 20.000 euro/ muaj
Totali: 300.000 euro

Ari Han
Periudha 2008 - 2009
Paga13.000 euro / muaj
Totali: 195.000 euro

Josip Kuzhe
Periudha: 2009 - 2011
10.000 euro / muaj  20 maj 2009 - 31 dhjetor 2011
Totali: 170.000


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama