Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Azem Hajdari te panjohurat e nje krimi

Shkruar nga: Andi Bushati  
Botuar më: 14 vite më parë

Andi Bushati
Azem Hajdari te panjohurat e nje krimi

Faktet dyshimet dhe hipotezat te bejne te mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesis.

Gjate perkujtimit te pervjetorit te 12te atentatit vdekjeprures ndaj Azem Hajdarit bashkeshortja e tij ka deklaruar se ceshtja e vrasjes se deputetit te PD-se nuk eshte zbardhur. Se procesi ka qene nen trysni politike ne nje kohe te veshtire dhe te pamundur per te marre vendime te drejta dhe prandaj ai duhet rihapur.

Ne fakt qe ne pranveren e vitit 2002 kur Gjykata e Shkalles se Pare pas nje maratone prej 65 seancash arriti ne perfundimin qe provat tregonin se ...vrasja eshte kryer per motivet e dobeta te hakmarrjes te gjithe ata qe e kane ndjekur sadopak kete ceshtje jane ndiere te zhgenjyer. Megjithese Gjykata kishte zbardhur skenen e krimit megjithese ajo kish vene gishtin mbi atentatoret e vertete Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj ajo kish neglizhuar nje pjese te rendesishme te ketij krimi. Kush i kishte shtyre keta njerez Kush kishte perdorur futjen ne loje te rregullave te Kanunit per te kryer nje krim te paster politik

Dhe keto pikepyetje ne ate kohe nuk lindnin vetem nga deklaratat e percarta te Sali Berishes se krimin e kishte urdheruar Fatos Nano i cili i kishte takuar vrasesit ne rrugen Tirane-Rinas ndersa kthehej nga nje takim nderkombetar ne Lisbone vite me pas ai u zevendesua me Rexhep Meidanin. Ato nuk motivoheshin nga perdorimi i pashembullt qe ish-shefi i opozites i ka bere cdo historie per interes te politikave te dites.

dokush qe e ka njohur sado pak kete ngjarje eshte i bindur se ajo nuk eshte nje histori e thjeshte hakmarrjeje. Per nje mije e nje arsye. Ato kane te bejne se pari me intrigat e pafundme per manipulimin e zbardhjes se ngjarjes qe nje aparat i tere propagande vuri ne loje dhe se dyti me menyren se si shteti u soll me frymezimin me fshehjen e me pas me eliminimin e vrasesve.

Vrasesit e Azemit mund te kishin ne thelb nje motiv marrjeje gjaku por ai u fry u nxit u mbrujt e u mbrojt nga segmente te larta te shtetit.

Ndryshe nuk kish se si te shpjegohet qe te gjithe ekzekutoret ishin njerez me uniforma. Ndryshe nuk shpjegohet sesi Jaho Salihi i denoncuar menjehere nga PDja nuk arriti te ndalohej megjithese ish-ministri i rendit Perikli Teta nxori nje urdher menjehere per kete. Por dyshimet shkojne edhe me tej. Si eshte e mundur qe vetem dy jave pas kesaj vrasjeje nga banka e kursimeve ne Tirane u derguan 600 milione leke ne drejtim te Tropojes te cilat u vodhen nga te njejtet njerez qe kishin kryer krimin dhe qe kontrollonin realisht kete province problematike te Veriut Si eshte e mundur qe vetem pak dite pas ngjarjes nje grua anonime iu paraqit Gazetes Shqiptare si nena e te vrarit se bashku me Azemin Besnik Ceraj per te deshmuar se atentatoret ishin kater vellezer qe ishin larguar ne drejtim te Milanos Natyrisht pasi e kishte botuar gazeta e kuptoi qe lajmi ishte i rreme beri madje edhe pergenjeshtrim me pas por pyetja qe shtrohet eshte tjeter valle ishin kriminelet hakmarres nga Tropoja aq te zotet dhe aq fine sa te mendonin ti manipulonin mediat

Natyrisht kjo histori manipulimi nuk perfundon ketu. Per nje kohe te gjate u tentua me cdo mjet qe te krijohej pershtypja se njeriu i interesuar per vrasjen e Hajdarit ishte vete kreu i PD-se Berisha. Shume vite me pas ajo qe do te perdorej ishte gazeta Koha Jone. Vellezerit e Izet Haxhise ish-badigardit te Berishes do ta akuzonin kete te fundit si organizator te krimit. Ata pretendonin se Berisha po mundohej te fajesonte per kete krim familjen Haxhia pasi ai donte te eliminonte njerin prej tyre Izetin qe i dinte shume sekrete perfshire edhe urdhrat per te hedhur ne ere shtylla tensioni ne vitet pas humbjes se pushtetit.

Por kjo ane propagandistike eshte ana me pak kriminale ne strategjine e atyre qe nxiten vrasjen e Azem Hajdarit. Ana me e erret eshte ajo e pergatitjes se krimit dhe me pas e mosarrestimit nga policia me qellim zhdukjen dhe eliminimin e atentatoreve.

Keshtu sic kane pohuar vete edhe ish-ministri i Rendit Perikli Teta edhe ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi te gjithe e dinin qe Azemit po i pergatitej nje atentat. Madje ne zyrat e tyre gjendej muaj me pare nje pohim i Fatmir Haklajt se Hajdari do te vritej se bashku me nente vete te tjere per nje hakmarrje te vjeter. Pyetja eshte cberi shteti per ta mbrojtur Asgje. Nderkohe qe segmente te tij bene shume. Ne menyre te pashpjegueshme nje prej vellezerve Haxhia dhe nje prej vellezerve Haklaj pjesemarres ne vrasje u liruan vetem pak dite perpara krimit nga gjykata e Gramshit megjithese ata akuzoheshin per trafik armesh.

Por edhe pas atentatit te 12 shtatorit 1998 dyshimet vazhdojne. Megjithese ishin te gjithe me mandate te meparshme arresti dikush per vrasje e dikush per perdhunim vrasesit e Azem Hajdarit u be cish e mundur te mos arrestoheshin. Sepse per te humbur gjurmet ata duhet te zhdukeshin. Me 4 gusht te vitit 1999 Fatmir Haklajt iu be nje atentat me mina te telekomanduara. Ai shpetoi per mrekulli. U dergua urgjent ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe kur u be me mire - nuk u arrestua. Megjithese kerkohej edhe per nje vrasje tjeter ai u la i lire me kusht. Sepse - absurditeti me i madh - ai vuri si garanci pasurore kullen e tij ne Tropoje. Vetem tre muaj me pas ai do te vritej ne nje atentat ne fshatin Bujan te Tropojes perpara shtepise se Jaho Salihit. Edhe ky i dyti do te mbetej i plagosur ne kete ngjarje te 4 nentorit 1999 por megjithese qendroi disa dite ne spital dhe megjithese kerkohej edhe per nje krim perdhunimi ai do te largohej i lire nga shtrati i kurimit.

Jane te gjitha keto fakte dyshime dhe hipoteza qe te bejne te mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesise. Ndaj bashkeshortja e tij ka te drejte kur thote sot se ai duhet te rihapet. Jo me per te gjetur vrasesit me pagese por per te shkuar te frymezuesit e tyre. Ai proces duhet rihapur jo vetem per te vene drejtesine per nje ceshtje. Jo vetem per te kuptuar historine e vertete te vrasjes se Azemit. Por edhe per te zhbere nje precedent ate te pushtetareve qe gatuajne krimin dhe qe dalin gjithnje pa lagur. Sepse nderkohe qe ne sot flasim per gjyqin e mbyllur te vrasjes se Hajdarit ne aulat e drejtesise shqiptare po zhvillohet ne te njejten menyre nje proces i ngjashem ai i Gerdecit. Ku fjala hakmarrje eshte zevendesuar me fjalen incident teknik dhe ku frymezuesit si gjithmone po mbeten jashte. Prandaj qofte per hir te se tashmes qofte dhe te se ardhmes procesi i vrasjes se Azemit duhet rihapur.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama