Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Bashkeveprimi pozitiv midis sigurise dhe prosperitetit.

Shkruar nga: Arben Malaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Arben Malaj
Bashkeveprimi pozitiv midis sigurise dhe prosperitetit.

Siguria eshte nje element jetik i se mires publike, ndaj ajo kerkon nje angazhim prioritar te te gjitha forcave politike ne nivel kombetar, rajonal dhe global. Perfitimet qe vendet  kane nga rritja e sigurise dhe prosperitetit duhet te jene  ne themel te bashkepunimit rajonal dhe pjesemarrjes aktive ne sfidat globale.

Koncepti i sigurise sa vjen dhe zgjerohet, pasi edhe risqet potenciale jane rritur. Siguria nuk nenkupton vetem elemente te mbrojtjes ushtarake te nje vendi, por edhe rreziqe ne rritje nga  terrorizmi, krimi i organizuar, epidemite dhe fatkeqesite natyrore.

Duke pare nga afer sfidat  integruese te ish vendeve te lindjes pas renies se murit te Berlinit,  historine e  suksesshme  te BE-se ne eleminimin e konflikteve dhe luftrave, duke mos harruar kostot e renda te konflikteve ne vendet e Ballkanit Perendimor deri ne vitet 2000, sfidat kombetare te  prosperitetit jane te pamundura  pa u angazhuar  dhe bashkepunuar  per sigurine ne rajonin tone dhe per sigurine globale.

Ne korelacionin siguri - prosperitet, impakti i sigurise mbi prosperitetin po rritet. Aty ku mungon siguria, vendet dhe rajonet jane te ekspozuara ose te perfshira ne konflikte. Cdo strategji zhvillimi apo modernizimi e ketyre vendeve ka si parakusht paqen, luften kunder krimit te organizuar dhe sigurine.

Po kaq influencues eshte edhe impakti i zhvillimit ekonomik mbi sigurine. Aty ku s`ka zhvillim, risqet per konflikte, per anarki dhe kriza politike rriten ndjeshem, duke e cenuar rende sigurine.

Kjo u vertetua qarte gjate krizes se fundit globale ku vendet me shkalle te larte varferie dhe institucione te dobeta u preken nga rritja e riskut politik, disa rrezikuan deri ne kaos.

Nje aspekt jo pak i rendesishem qe ndikon sigurine e vendeve tona eshte edhe zhvillimi i balancuar. Ekspertet vleresojne se rritja e disbalancuar midis grupeve sociale, midis vendeve  dhe midis rajoneve  ndikon negativisht ne sfidat e se ardhmes.

Ne mund tu  referohemi disa momenteve historike, te cilat japin nje mesazh te qarte se mungesa e sigurise, ekzistenca e konflikteve dhe luftrave ka demtuar ekonomine  e vendeve dhe rajoneve tona.

Ne historine e pas viteve 90 te rajonit tone, gjejme raste konkrete kur  konfliktet kane shkaterruar zhvillimin ekonomik dhe raste kur deshtimi ekonomik ka cenuar rende sigurine.

Te dhenat per kostot e konflikteve dhe luftrave ne vendet e Ballkanit Perendimor  per periudhen 1993-2001, tregojne se  disa vende te Ballkanit kane  humbur deri edhe 50% te PBB.

Ndersa, deshtimi i politikave ekonomike ne vitin 1996-1997 me fenomenin e skemava piramidale, solli kalimin ne nje situate kaosi politik, ekonomia e vendit u rrenua, rritja ekonomike e vitit 1997 arriti minus 7%, ndersa humbjet ekonomike e sociale ishin te renda, rreth 1.500 njerez humben jeten nga mungesa e sigurise ne vend.

Nje impakt i rendesishem i eleminimit te konflikteve dhe luftrave eshte edhe prioriteti  me te cilen alokohen  fondet buxhetore dhe ndihmat nderkombetare. Pa dyshim qe rivendosja e rendit dhe sigurise  perben prioritet  duke kerkuar jo pak fonde buxhetore dhe asistence  nderkombetare.

Kohet e fundit, kur diskutohet per paketat fiskale te rikthimit ne ritmet e larta te rritjes ekonomike, vleresohen efektive ulja e deficitit buxhetor dhe ulja e borxhit publik.

Ekspertet per disa vende  kane perfshire ne rekomandimet e tyre edhe uljen e shpenzimeve te mbrojtjes, te cilat ne disa vende dhe rajone jane rritur ndjeshem.

Rekomandimi i tyre nuk nenkupton shkurtimin e shpenzimeve duke braktisur sigurine si nje e mire publike edhe globale, por  ndoshta kriza globale po qarteson se siguria globale duke reduktuar shpenzimet  e saj, lehteson barren e deficiteve buxhetore dhe borxheve  te rritura publike.

Investimi per siguri, paqe dhe prosperitet ne vendet dhe rajonin tone  duhet te jete ne themel te politikave te sigurise dhe politikes se jashtme te vendeve tona.

Rritja e bashkepunimit  dhe integrimit ekonomik eshte strategjia me e suksesshme e reduktimit te konflikteve, e provuar nga realiteti historik i Bashkimit Europian gjate viteve 1945-2010.

Shqiperia ka mbeshtetur rritjen e bashkepunimit dhe integrimit te vendeve te rajonit tone. Marreveshjet e tregtise se lire, marreveshjet e heqjes se tatimit te dyfishte, marreveshjet per mbrojtjen e investimeve, prioriteti i perbashket ne ndertimin e korridoreve ekonomike ballkanike e europiane, duke nisur nga energjia, jane pjese e vizionit dhe angazhimit tone konkret per me shume siguri, paqe dhe prosperitet ne te gjithe rajonin.

Njekohesisht, duhen vleresuar aleancat dhe kontributet konkrete te vendit tone me misionet e paqes ne rajon dhe misionet nderkombetare kunder terrorizmit.

Shqiperia ka tre avantazhe konkrete qe e ndihmojne te promovoje paqen dhe prosperitetin ne rajon. Ne nuk kemi konflikte etnike, ne nuk kemi konflikte fetare, ne nuk kemi influenca nacionaliste mbi proceset sociale dhe politikene vend.

Per opinionin publik shqiptar dhe per taksapaguesit e vendit, keto bashkepunime duhen vleresuar jo si qendrime qeveritare, por si angazhim kombetar, jo si aleanca per ngjarje te caktuara por si nje detyrim i perbashket dhe i perhershem, si detyrim edhe per perfitimet reale qe ka ekonomia e vendit dhe rajonit tone nga  rritja e sigurise rajonale dhe  globale.

Mungesa e sigurise nenkupton risk te larte, kosto te larte te parase per te investuar, me pak investime reale ne ekonomine e vendeve tona, pa te cilat modernizimi i saj behet me i veshtire. E kunderta u vertetua me 10 vendet e reja te BE-se, anetaresimi i tyre ne NATO  dhe BE reduktoi risqet potenciale ne fushen e sigurise, gje qe solli si efekt pozitiv rritjen e investimeve te huaja direkte ne ekonomine e ketyre vendeve.

Mungesa e sigurise globale nenkupton luhatje te medha ne tregjet e kapitaleve, çka  e bene me te veshtire dhe me te pa sigurt  biznesin, duke  demtuar rrenjet e rritjeve te qendrueshme dhe me ritme te larta.

Mungesa e sigurise globale, sidomos ne vendet prodhuese dhe eksportuese te lendeve strategjike, mungesa e sigurise ne rruget e kalimit apo transmetimit te lendeve strategjike te zhvillimit, rrit pasigurite, rrit cmimet e tyre, shtrenjton elemente te rendesishem te zhvillimit ekonomik.
Shqiperia po investon drejt ne drejtim te stabilitetit rajonal. Dikur rajoni ishte vater konfliktesh,megjithse jo i prekur drejtpersedrejti prej tyre, vendi yne ka vuajtur pasojat e konflikteve dhe pasigurise se rajonit.

Siguria e rajonit tone kerkon nje vizion te qarte  dhe angazhim te perbashket. Vendet e rajonit ndajne vlera te perbashketa dhe kane aspirata te perbashketa.

Per vendet e rajonit tone,duke u bazuar ne te njejtat vlera te demokracive moderne, duke patur te njejtat interesa aftagjata, bashkepunimi  eshte mundesia me e mire  per arritjen e interesave kombetare.

Sfidat kombetare kushtezohen ndjeshem nga zhvillimet rajonale dhe globale ne fushen e sigurise, ndaj kerkohet nje mentalitet i ri, bashkepunimi dhe bashkepergjegjesie per sfidat e sigurise kombetare, rajonale dhe  globale.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama