Pse qeveritaret nuk i respektojne Semaforet?

Shkruar nga: Mustafa Nano  
Botuar më: 10 vite më parë

Mustafa Nano
Pse qeveritaret nuk i respektojne Semaforet?

Zululand

Dje paradite, fiks ne oren 09.55, m’u desh te kaloja nga njera ane e unazes ne tjetren te semaforet e ures se madhe mbi bulevard. Me te shkelur ne trotuar, u vura te prisja driten jeshile te semaforit. Tok me te tjere.Dhe sinjali i drites se gjelber nuk vonoi te vinte. Bash kur po matesha te hidhja hapin e pare, dy makina njera pas tjetres u dhane me shpejtesi te kembet e mia ne shperfillje te semaforeve, e nderkohe qe po behesha gati te shfryja kunder atyre grahesve transgresive, ne vesh me erdhi fishkellima e bilbilit te policit te qarkullimit, nje djale i ri shtatlarte, qe sherbente ne ate kryqezim rrugesh. Ky polic, fillimisht kishte urdheruar me gjeste e me duar qe te mos nderpritej levizja, pavaresisht nga ajo qe sugjeronte semafori (vini re: semafori sugjeron, polici urdheron), dhe vetem nje sekonde me pas, ndoshta ngaqe mendoi se po rrezikoheshin jete kalimtaresh, zuri t’i frynte bilbilit. M’u duk pak absurd vendimi i tij, pasi trafiku ishte i lehte, por nuk m’u desh shume per te kuptuar se ai sapo ish urdheruar ne radio qe ta mbante rrugen te çelur per “vizitoret” me eskorte. Dukej qe ne pamje, qe kish marre nje urdher te tille. Ishte disi i alarmuar.

Makinat po u binin borive ne shenje proteste, por polici vijonte ne te tijen, deri sa tutje, mú perballe kishes se re katolike, prapa ish-hotel “Dajtit”, u faneps nje makine policie me fener mbi shpine, qe çante kollaj-kollaj rrugen e hapur. Perpara saj ishte nje makine “e rendesishme” shteterore. Vetem nje. Doja te shihja se kush ishte ky bandill, por e kish ngjeshur trupin pas ndenjeses se makines luksoze, e nuk dukej. Pashe veç bodyguard-in. E kur u kujtova te merrja shenim targen, kuptova se ishte shume vone. Makina rreshqiti tutje, mori kthesen per nga Kryeministria, e nuk munda t’ia shquaja targen. Kerkova te dija nga polici, se kush ishte ai qe na beri te prisnim nje cope here dhe se çfare urgjence kish. Polici me hodhi nje veshtrim hetues, e ngriti supet, duke me dhene nje buzeqeshje te hutuar.

“Duhen ngritur ca skuadra qytetare, te cilat duhet te vigjilojne neper kryqezime rrugesh te rendesishme”, po i thosha nje mikut tim, pasi i tregova ngjarjen. “Dhe keta qytetare duhet t’i bllokojne rruget, sa here qe polici i trafikut do jape urdhrin qe te mbahen te hapura ne pritje te banditeve te qeverise e te shtetit. Nuk do ishte keq te armatoseshin edhe me objekte te buta, si domate, veze, etj, etj., me te cilat te qellonin ne drejtim te ketyre makinave, qe na paskan te drejten te mos respektojne semaforet”.

Ne fakt, e mendoj vertet. Ndonje organizate e shoqerise civile duhet te beje pikerisht kete gje: te kerkoje para nga donatore te huaj, e te krijoje skuadra qytetaresh ne mbrojtje te rregullave te qarkullimit rrugor. Kur te huajt t’i pyesin: nga kush doni t’i mbroni?, nuk ka pse te hezitojne: nga rrugaçet me pushtet, te cilet jane qytetaret me te pare qe nuk njohin rregulla e ligje ne kete vend.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama