E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Pavarësisë

Lasgush Poradeci

Në moshën 10-vjeçare e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun. Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t'i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.

Tituj të veprave
Vallja e yjeve - lirikë (1933)
Ylli i zemrës - lirikë (1937)
Eskursioni teologjik i Sokratit -
Mbi ta -
Kamadeva

Marre nga : www.sq.wikipedia.org

Artikujt

Kur në Flakë

Kur në flakë të qiririt zë mendonem net-për-net Dh'e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret Prej sk…

E mora Shoqezën Përkrah

E mora shoqezën përkrah, E matmë rugën ca-nga-ca, Sikur na ndillte larg diçka. Pa zu dita perëndoj, Pa zu nat…

Gjarpërushja

Haj të mirremi për dore, Nep-ma zemrën që ma more, Gjarpërushe pikëlore M'u vrapo q'andej matanë, më qëndro n…

Kur të më jesh e Zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.O, ç'ka…

Vallja e Yjve

Yjtë-e ndezur si fingjill,Që vërtiten palë-palë,Prej mosgjëje zunë fillPlot me jetë-e mall të valë. Zunë fill…

Syt e tu Vetëtimtarët

Syt'e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.Syt'e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.Me vështrim të pe…

Ku shtrohet Vala Romance

Ku shtrohet vala përmi zallE fryn një këng' e pakuptuar,Të pashë, motër, plot me mall,më pe me shpirt të llaf…

Ku vemi Shpesh

Në zemër t'ënde vetëm unë,Në zemër t'ime vetëm ti,dhe jashtë bota fjalëtare,Dhe jashtë syri plot zili. Dh'ash…

Dëgjimi i Zemrës

Kur të më kujtosh,Kur të vish të shkosh,Kur të shkosh këtejza pranëQë të çmallërosh Ç'po dëgjon kur shkon?Kur…

Mitrush Kutelit

...Pa m'i prit edhe Mitrush Kutelit ...Pa m'i prit edhe këtonë,Iskëra të zemrës s'onë.Prit-m'i shok n'ato mër…

Kujtimi

Edhe në mungove,Edhe në ndryshove,Edhe në dredhove,Në më gjarpërove: Kujt j-a dhè mungimin?Kujt ja dhè ndrysh…

Lodra e Dashurisë

KërkovaLumturinë,Gjer më sot,Gjith më të kot. Shijova çupërinë,Një mot.Me shpirtin plot. Kullova DjalërinëMe…

Cu mbush Mali

Shqipëri! moj nëna ime,Më ke rritur me thërrime!Shqipëri! të qofsha falë,Të kam nënë e më ke djalë********Ç'u…