4 Nentor 2025

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e të hënes një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.

Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë-Laç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e metejshme në zonën për rreth.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i renies se zjarrit.

Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.