Voskopoja e vlerave te Artit dhe Trashegimise

Natyra, arti dhe historia ndërthuren me njëra tjetrën në Voskopojë, duke e bërë këtë vend një destinacion të preferuar turistik përgjatë gjithë vitit. E njohur si qendër e rëndësishme kulturore që në vitin 1330, me kalimin e shekujve ajo u pasurua me mbi 24 kisha, Akademinë e famshme, shtypshkronjën e dytë të Perandorisë Osmane, si dhe plot institucione të rëndësishme të cilat u shkatërruan sa nga zjarret, luftrat, plaçkitjet apo tërmetet.

Nga ajo lavdi e së shkuarës, sot mund të admirohen Manastiri i Shën Prodhromit, Kisha katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, Kisha e Shën Athanasit, Kisha e Shën Kollit, Kisha e Shën Gjergjit, apo disa kisha dhe objekte të tjera që mbartin vlera të larta arkitekturore, kulturore e fetare.

Kisha e Shën Gjergjit në Shipskë.

Në lartësinë e e 1160 metrave mbi nivelin e detit e mbuluar gjatë dimrit me dëborë, kjo është dhe një zonë e mirë për të praktikuar skitë. Vetëm 21 km larg Korçës, në Voskopojë do të gjeni hotele cilësore dhe restorante tradicionale që do e bëjnë akoma më të pëlqyeshëm qëndrimin tuaj aty.