Veglat muzikore te tradites:  Pipza e Tiranës.

Të gjithë kemi dëgjuar ose kërcyer vallen e pipzave, por kemi kohë që nuk dëgjojmë të intepretohet kjo valle me pipzë. Pipza është një vegel popullore që ben pjesë në grupin e veglave aerofone muzikore popullore. Pipzat përdoreshin në të gjithë territorin shqipfolës në fshat dhe qytet, ku madhësia dhe punimi ndryshon sipas rasteve. Kryeshit pipzat ishin vegla popullore stinore që lidhesin me ardhjen e panverës dhe korrjeve të cilat punoheshin dhe nga femijet si formë argëtimi.

Veglat muzikore te tradites Pipza e Tiranës.

Pipzat prodhohen  nga kashta e njomë e grurit, tërshërës, thekrës, por dhe nga materiale më të qëndrueshme si kallami i kënetës, llastar shtogu, me pupla shpendësh, me kocka të shpendëve si lejleku, falkonit, shqiponjës, capkës, skifterit etj. Ne ditet tona pipza filloi të punohej dhe me materiale më të forta. Ato prodhohen prej metali dhe prej plastike, të cilat e jane më  rezistente ndaj kohës dhe goditjeve. Emertimi i saj ndyshon si p.sh pipzë ose pimëz në Tiranë, picigone në Peshkopi, pipizane në Dibër, pitiqe Arbëreshet e Lungaros së Italisë, pipëz në Elbasan,  pipinë Myzeqe, pizgë në Pogradec, pilipizgë në Korçë, pizë në Vlorë, kacaule në Borsh, fifizë në Çamëri, filikackë në Gjakovë etj.

Ndertimi i pipzës është shumë i thjeshtë dhe interesant, pipza më e thjeshtë është ajo e Dibrës ku ndërtohet pa asnjë pozicion.  Melodia ndryshon nga pozicioni i buzëve dhe sasia e frymës.

Më pas kemi pipza me një, dy, tre pozicione dhe me me katër, ku janë më të shumtat dhe më masivet. Kemi pipza me pesë, gjashtë dhe me rrallë me shtatë pozicione.

Pipzat i kemi njëshe dhe dyshe, idiologe ku gjuhëzën e kanë të prerë në trupin e tyre të pa shkëputur dhe heteroglot, ku pipza pajiset me një pipzë për prodhimin e tingullit, e cila futet në trupin e pipzës. Për ndertimin e pozicioneve të pipzës bartësit përdorin një brisk dhe në fund i djegin me tel të nxehtë hapsirat e krijuara. Bartësit si njësi matëse për hapjen e pozicioneve perdorin gishtat e dorës, kjo është një metodë shumë e hershme e trashëguar brez pas brezi. Në pipzë intepretohet ne modin Ionian. Pipzat që shikojmë në foto janë të zonës së Tiranës, punuar në fshatin Prezë, në të janë bërë disa ndërhyrje me materiale të kohës, pasi pipzat janë konsumuar nga kalimi i viteve. Materiali i shtuar bën të mundur rregullimin e intonacionit të pipzës.

Pipza mund të intepretohet solo, disa pipza sëbashku dhe në orkesrtina muzikore te perbera nga disa intrumenta sëbashku si përshembull dajre, firzamonikë, llahutë etj.

Së fundmi numërojmë vetëm disa bartës që intepretojnë në veglën popullore muzikore të pipzës.

Foto: Nga koleksioni Ermal Sela