Ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.

Ajo pati një sëmundje të shkurtër, e cila ia mori jetën në moshën 86 vjeçare.

Derisa sot ka ndërruar jetë ikona e muyikës shqipe Nexhmije Pagarusha kujtojmë se “Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e Këngës Shqipe”, “Primadona e Melosit Popullor”, “Ema Sumak Shqiptare”, “Madame Butterfly”, “Fyti i Kristaltë”, dhe një mori epitetesh vlerësuese e personifikojnë atë.

Është ky piedestal mirënjohjeje, është ky panteon nderimi, ku qëndron këngëtarja Nexhmije Pagarusha, fenomeni multidimensional, e i papërsëritshëm. Kënga e saj është religjion, besim, art, përjetshmëri që ngjallë shpresën dhe lartëson triumfet.

Me 50 vite karrierë artistike dhe një repertor prej 150 këngësh e sjellin atë ndër ne si një domethënie e vlerave shpirtërore, e këngës shqipe, e ambrozit të ëndjeve të hyjshme që ushqen kumbimi nëpër ndërkohë i këtij zëri.

Ajo, në interpretimet e saja, nuk ndjekte rregulla, ajo e ndjente këngën, e ndjente fjalën e thënë përmes melodisë.

Ajo është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmije Pagarusha ka përfunduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka përformuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Beethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj