“U riktheva!” Berisha i emocionuar në selinë e PD-së. Paralajmëron protesta kombëtare: – Revolucionin nuk e ndal askush

Nga OraNews

13 Dhjetor 2021, ora: 15:25

“U riktheva!” ish kryeministri Sali Berisha nuk e fshehu dot emocionet në konferencën e parë në selinë PD, 8 vite pas dorëheqjes së tij si kryetar i PD-së.

Para gazetarëve Basha shprehu hapur se do të rikandidojë për kryetar të PD-së.

Sali Berisha: “Kryetarët e rinj do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, mes disa kandidaturave. Kush do të dëshirojë të kandidojë. Padiskutim do të jem dhe unë. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është dhe “cameback” im, po rikthimi im në këtë vend. Natyrisht jo si kryetar por në rrugë e sipër”

Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha: Do të bëhet transparente çdo qindarkë. Ja pse gazetarët s’u lejuan në “Air Albania”

Protesta Kombëtare?

Berisha tha se revolucioni I nisur nuk mund ta ndalë askush dhe zbuloi dhe planin që kishte pasur për një protestë kombëtare më 18 dhjetor.

Sali Berisha: “Një opsion ishte më datën 18. Por problem është që referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë. Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendum i pengBashës se do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Revolucionin nuk e ndalon dot kush. Mjerë ai që mendon se mund ta ndalojë. Një herë të drejton, një herë e drejton ti por të ndalur nuk ka.”

Berisha i bëri thirrje dhe kryetarëve të degëve të vënë në dispozicion të referendumit të 18 dhjetorit selitë e tyre dhe garantoi se nuk do të ketë asnjë incident mes demokratëve.

Sali Berisha: ”Asnjë incident mes demokratëve nuk ka. Thirrja ime është që kryetarët e degëve të cilët ende nuk e kanë ndarë mendjen të vënë në dispozicion selitë për referendumin. Kurrë nuk mund të mendojë njeri se selitë e partisë janë apartamentet private të drejtuesve. Miqësisht i ftoj ta organizojnë vetë referendumin, por qoftë për një motiv apo tjetër nuk e kanë ndarë mendjen selitë të jenë në dispozicion të anëtarësisë.”