Trondit avokat Arben Llangozi, Ergys Agasi ka video korruptive dhe erotike të anëtarëve të qeverisë dhe drejtoreshës…

Arben Llangozi
21 Janar 2026
Ergys Agasi ka video korruptive dhe erotike të anëtarëve të qeverisë dhe drejtoreshës së SHISH, ja kush është ministri që u rrah në zyrë nga grupet kriminale, gati arrestimi i drejtuesëve të lartë të policisë
Avokati Arben Llangozi paralajmëron arrestimin e gjashtë drejtuesve të lartë të policisë, mes tyre zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si të përfshirë në krimin e organizuar dhe posaçërisht për lidhjet me Ergys Agasin.
Duke folur për “MCN TV” ai deklaroi se Ergys Agasi ka filmuar dhe ka menduar të shantazhonte ministret apo drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) me video takimi dhe video intime. “Që nga viti 2013 e në vijim Policia e Shtetit nuk funksionon, është kthyer në një organizatë kriminale.
Në drejtimin e policisë kemi persona që nuk janë të ndershëm, në përgjithësi drejtuesit e institucioneve nuk janë në atë nivel që duhet. Unë vlerësoj se personat që zgjidhen në krye të Policisë së Shtetit financohen nga krimi i organizuar, politika dhe interesa të ndryshme. Nga informacioni që unë kam marrë, do goditen 6 funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit si të përfshirë në krimin e organizuar dhe posaçërisht me Ergys Agasin.
Një urdhër e kemi për zëvendësdrejtorin e përgjithshëm i Policisë së Shtetit që do ekzekutohet arrest me burg dhe pesë drejtues të tjerë. Janë nivel shumë i lartë. Bashkëshortja e bodiguardit të Ergys Agasit, është drejtoreshë e krimit kibernetik. Te zyra e Agasit kanë shkuar drejtorë policie. Madje ministrin para Lamallarit, e kanë rrahur në zyrë.
Kemi video pafund dhe me afera seksuale.
Bëhet fjalë për disa video që Agasi i ka filmuar dhe ka menduar t’i shantazhonte ministret apo drejtoreshën e AKSHI-t dhe drejtoreshën e SHISH dhe aktualisht shantazhoheshin me video takimi, video intime. Një drejtor policie që të shkojë në një vend që kemi të bëjmë me krimin organizuar, mendoj se krimi ka rënë. I gjithë AKSHI ka qenë në dorën e një personi që kryente aktivitet kriminal. Si mund të jetë pjesë e AKSHI-t ky anëtar?
Te dosja e madhe kemi të bëjmë me skandale seksuale pa fund dhe video korruptive pa fund. Po erdhi Agasi në Shqipëri, duhen hedhur çelësat në det. Ka afera pa fund korruptive. Vetë Agasi kishte kënaqësi pa fund se filmonte vetë aferat korruptive dhe seksuale”, deklaroi ai.
Avokati akuza policisë
Ndërkohë avokati Arben Llangozi komentoi dhe aksionin e fundit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku u ekzekutuan masa sigurie për gjashtë efektivë policie si të përfshirë në aktivitetin e basteve ilegale, deklaroi se pikërisht drejtuesit e policisë menaxhojnë tregun e zi të basteve sportive si të lidhur me botën e krimit. Ai tha se për këtë aktivitet ka mangësi hetimore dhe se ky aktivitet ilegal nuk taksohet duke i sjell dëm shtetit shqiptar. Llangozi shtoi se një ish-drejtues i policisë së Beratit, Edmond Targaj, ka dalë në përgjime se i merrte 2 mijë euro një biznesi në këmbim të lejimit të lojërave të fatit. “Mendoj se kemi politikanë që janë të lidhur me persona të botës së krimit, madje janë të ndarë dhe në qarqe dhe pjesë të aksioneve janë dhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Këta janë ata që e menaxhojnë tregu e zi të basteve sportive. Këtu kemi të bëjmë me mirëorganizim. Se nga gjithë çështjet që kemi pasur janë hetuar ata që vendosnin bastet. Mendoj se dhe vetë prokurorët kanë frikë, mendoj se ka persona të tjerë që qëndrojnë pas. Kemi mangësi hetimore në të gjitha rastet. Këto janë para që nuk taksohen dhe në shtetin shqiptar ka dëm. Në zona të ndryshme dhe qytete të ndryshme, persona që janë të botës së krimit kanë të ndara në qarqe se kush do i marrë apo jo këto aktivitet. Në një lokal apo në një bar ka aktivitet të tillë dhe kur e marrë vesh unë, si nuk e merr vesh Policia e Shtetit.
Është e kuptueshme që informacionet janë. Në Berat ka dalë një drejtor policie Edmond Targaj, ka dalë në përgjime proceduriale që i merrte 2 mijë euro një biznesi në këmbim të lojërave të fatit. Nuk është vendosur para përgjegjësisë se është anashkaluar për shkak të njohjeve që ka. Drejtuesit e Policisë së Shtetit janë vetë pjesë e aksioneve të lojërave të fatit. Por punonjësit e policisë nuk i prek njeri, se kanë fuqi. Është një sistem i tërë që pengon në hetimin e këtyre situatave korruptive”, nënvizoi avokati Arben Llangozi. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
