Topalli nxjerr foton: – Ja si Basha ka blinduar PD-në nga brenda, pa fjalë

6 JANAR 2022

Topalli nxjerr foton: Ja si Basha ka blinduar PD-në nga brenda, pa

Ish-numri dy i PD-së, Jozefina Topalli ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihen dyer e brendshme të hekurit në selinë e PD-së, duke e kthyer gjithçka në hermetike.

“Pa fjalë”, shkruan Topalli në mesazhin e saj në Facebook, ndërsa ky akt ndërmerret nga Basha që ka bllokuar derën kryesore të selisë blu dhe se hyrjet bëhen nga pjesa  anësore e godinës

PD zyrtarisht shprehet se në PD po kryehen punime rikonstruksioni dhe se ky është shkaku i vendosjes së adezivëve.

Por mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha akuzojnë se Basha e ka kthyer PD-në një tip burgu ku nuk lejohen të hyjnë persona pa lejen e tij.

Gazeta Shqip