“Charlie Hebdo tallet me Aylan” ishte pjese e titullit “bombastik” te gazetes Shqiptarja.com sot. Te gjithe e njohim Hebdo! Disa prej nesh bile dhe jane personifikuar me kete gazete ne caste te caktuara. Shpeshhere shumekush ka qene dakort me karikaturat e kesaj reviste, sidomos nese karikaturet i shkonin per shtat fese, races apo bindjeve politike te castit.
Ne numrin e fundit te saj, revista thuhet te kete dale me keto dy imazhe te reja.
Të krishterët mund të ecin mbi ujë
Merr dy menu fëmijësh, paguaj një

Duke lunduar rastesisht ne Facebook, shoh shume shqiptare qe shprehen te skandalizuar nga keto dy karikaturat e fundit. Kuptohet, kjo vjen dhe per shkak te titujve “bombastik” me te cilat gazetat i percjellin. E megjithate, me nje analize te vogel te karikaturave mund te dalesh ne nje konkluzion pak me te thelle se ai siperfaqesor i gazetarise se sotme.

Ata qe e ndjekin sadoapk realitetin e refugjateve te luftes sot dhe hezitimin e “Europes”, nuk mund te mos kene hasur ne polemikat e disa zyrtareve te larte qe jane shprehur qe refugjatet muslimane jane te padeshiruar. Me nje kerkim te thjeshte (jo me shume se 1 minute i shpenzuar), gjeta keto dy tituj orientues.

Me 19 Gusht 2015, BBC boton artikullin me titull: “Migrants crisis: Slovakia ‘will only accept Christians'”, qe shqiperohet: “Kriza e emigranteve (vini re perdorimin e fjales emigrant dhe jo refugjat): Sllovakia ‘do pranoje vetem te krishtere'”. Artikulli bazohet mbi fjalet e zedhenesit te ministrise se puneve te brendshme te Sllovakise, Ivan Netik qe thote muslimanet nuk do pranohen pasi ata nuk do ndjeheshin ne shtepi!

Me date 8 Shtator 2015, Daily Mail percjell nje lajm ku bashkiaku francez Yves Nicolin, ben thirrje te pranohen vetem refugjatet e krishtere! Kjo pikerisht nga Franca e revolucionit demokratik, e humanisteve dhe disa prej figurave me me influence ne boten e qyteteruar.

Per dike qe i ka ndjekur keto zhvillime, nje foto e Krishtit qe deklaron se “vetem te krishteret ecin mbi uje”, nuk eshte nje fyerje per muslimanet, por nje auto-ironi e forte per kete Europe pseudo-demokratike, e thelle thelle radikale-fetare. Po ashtu, nga ana tjeter, figura e Aylanit te vogel te pafryme ne breg, me reklamen e McDonald nuk eshte nje reklame e paguar(ruajna Zot), por nje alegori per Corporate America, dhe politikat e iniciuara nga lobingje te caktuara qe kane interes lufterat ne zona te ndryshme te botes.

Shpresoj te mos jete shume qe te kerkojme qe gazetaria te percjelle jo llogje, skandale e lajme bombastike, por intepretime te qarta te situatave dhe problematikave! Dhe per cfare, per ca klicks me shume…

P.S Dikush mund ta intepretoje si skandaloze perdorimin e fotove te Aylanit, nje te mituri te vdekur ne media! Sigurisht ka nje fare te drejte aty! Megjithate, kete nuk mund ta bejne pikerisht ato gazeta qe nuk e respektuan per asnje cast ate te mitur!