Sarkofagu antik  përdoret si koritë (govate) uji për lopët!

Nga Blerim Latifi

Në një fshat të Lipjanit sarkofagu antik qenka duke u përdorë si koritë e ujit për lopët! Gjithmonë jemi sjellur kështu në mënyrë barbare me trashëgiminë kulturore që na kanë lënë të parët tanë.

– Historianët tregojnë se e gjithë traseja e hekurudhës Mitrovicë-Shkup, e ndërtuar në vitin 1873, është shtruar me gurë të marrur nga gërmadhat e kishave dhe kështjellave të braktisura.Thuhet se brenda një jave e gjithë kalaja e Dubocit është bartuar në pjesën e trasesë afër Vushtrrisë. Pastaj ankohemi pse bota po njeh trashegiminë serbe në Kosovë, e jo tonën. Kur ti vetë nuk çanë kokën për këtë punë, pse bota të lodhet për ty. 

13 gusht 2020