Rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa shkojnë temperaturat të dielën

13 nentor 2021

Dita sot ka nisur me kthjellime në gjithë vendin, por duke iu afruar mesditës dhe sidomos në orët e pasdites, do ketë shpeshtim të vranësirave që fillimisht do prekin zonat perëndimore dhe gradualisht në gjithë teritorin.

Kjo do sjellë reshje të pakta gjatë orëve të natës në Jug Perendim të vendit.

Sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani tha per Panorama se mëngjesi i të dielës nis me vranësira të shpeshta e rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit.

Ndersa për sa i përket temperaturave, vlerat termike do luhaten nga 4 deri në 22 gradë celcius.

Gazeta Panorama