Regjistrohet temperatura më e lartë në Tokë, termometri shënon 54.4 gradë Celsius në Kaliforni

17 gusht  2020

Sot është regjistruar temperatura më e lartë në tokë.

Sipas mediave të huaja në Parkun Kombëtar “Death Valley” të Kalifornisë ditën e sotme ka qenë  54.4 gradë Celsius dhe besohet të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë në Tokë, shkruan CNN.

Mësohet se regjistrimi i shkallës së temperaturës  po verifikohet edhe nga Shërbimi Kombëtar i motit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rritja vjen mes valës së nxehtë në bregdetin perëndimor të SHBA-së, ku temperaturat pritet të rriten edhe më tej këtë javë.

Besohet se para kësaj shkalle, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë besohet se ishte 54 gradë Celsius në po të njëjtin vend gjatë vitit 2013, si dhe në 1913.

j.l./ dita