“Rama është në vdekje klinike politike!”- Pensionisti: – Kjo qeveri e ka çuar shoqërinë në greminë! Kryeministri ka ardhur përmes dhunës, të ik përmes dhunës

17 Korrik 2026
Në protestën e 48-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një pensionist ka akuzuar mazhorancën se sipas tij ka dështuar në drejtimin e vendit dhe e ka çuar shtetin në greminë
Ai deklaroi se qeveria nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ndërsa e cilësoi kryeministrin si “një personazh që është në vdekje klinike politike”.
Më tej, ai vijoi me kritika të ashpra ndaj kryeministrit, duke thënë se sipas tij largimi i tij nga pushteti është i pashmangshëm.
“Ose do ta kapë drejtësia dhe do ta fusë në burg, ose do të largohet jashtë shtetit për azil politik, ose do ta kapin për së gjalli. Këto janë mundësitë. Nuk ka mundësi të tjera” tha ai.
Pensionisti: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, vetëm sa e ka çuar në greminë këtë shoqëri, këtë shtet. Ndoshta mund të them edhe kombin në tërësi. Edi Rama është një personazh që është në vdekje klinike politike dhe nuk e ka të gjatë.
Megjithatë, ai ka ardhur përmes dhunës dhe duhet të ikë përmes dhunës. Si një kafshë e plagosur, si një bishë e plagosur, mundësia është që të çojë në marrje jete, të marrë jetë njerëzish.
Ose do ta kapë drejtësia dhe do ta fusë në burg, ose do të largohet jashtë shtetit për azil politik, ose do ta kapin për së gjalli. Këto janë mundësitë. Nuk ka mundësi të tjera.
