Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: – Shqipëri e re!

18 Korrik 2026
Qytetarët që marrin pjesë në protestë zhvilluan një marshim në rrugët pranë stadiumit “Air Albania”, duke vijuar aksionin e tyre për dorëheqjen e Ramës.
Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën parulla kundër qeverisë dhe bënë thirrje për ndryshim politik, ndërsa në mënyrë të përsëritur u dëgjua slogani: “Shqipëri e re!”
Marshimi u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.
