27 Mars 2023

Tre persona vranë në orët e para të mëngjesit të sotëm, rojën e godinës së Top Channel, Pal Kola, 60-vjeç. Ky i fundit jetonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte të mjerueshme, teksa punonte çdo ditë, edhe për festa, për bukën e gojës.

I ndjeri çdo ditë, shkonte në këmbë nga Sharra në Mëzez, tek Top Channel, ku punonte roje për të mbajtur veten dhe familjen. I ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel.

Gazetarja, Ledina Jakimi ka shkuar pranë banesës së Pal Kolës, për të mësuar më shumë nga familjarët e tij, për cilët dhimbja është shumë e madhe. Për këtë arsye nuk u prononcuan.

Por burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat. Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali. Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.

Djali i jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton tek familja e vet. Me origjinë nga Puka dhe jeton në Sharrë mbi 25 vjet.

Gazeta Sot