Pas shiut, i ftohti siberian mbërthen Shqipërinë dhe rajonin

Nga OraNews

13 Dhjetor 2021

I ftohti siberian mbërthen sërish Ballkanin duke diktuar edhe në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë.

Gjatë orëve të mesditës do të ketë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin dhe zonat juglindore rrezikojnë të kenë reshje të izoluara dëbore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të largojnë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant.

Temperaturat e ajrit do të pësojne rënie të ndjeshme në mëngjes por një rritje të lehte do të ketë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 50 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.