Përurohet në Kalabri, shtatorja e kryepriftit arbëresh Antonio Belushi

16 Shtator 2025 Prifti arbëresh Antonio Belushi (Antonio Bellusci) është nderuar në 91-vjetorin e lindjes përmes një shtatoreje madhështore të vendosur në zemër të Frasnitës, në Kalabri. Shtatorja e At Antonio Belushit u realizua me mjeshtëri nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi dhe u vendos në Frasnita – siç e emërtojnë vendasit Frascineto-n – ditën […]

Kurt Farka on September 16, 2025

Filmi për vrasjen e 6-vjeçares në Gaza thyen rekordin me 23 minuta duartrokitje në Venecia

15 Shtator 2025 “Zëri i Hind Rajab,” filmi për vrasjen e një vajze 6-vjeçare në Gaza, theu rekordin me 23 minuta duartrokitje gjatë premierës në Festivalin e Filmit në Venecia. Filmi i regjisores tuniziane Kaouther Ben Hania tregon historinë e 6-vjeçares Hind Rajab, e cila mbeti e vrarë bashkë me familjen e saj, kur forcat […]

Kurt Farka on September 15, 2025

Ish-kryediplomati i PS-se Bushati kundër Ramës: – Përdorimi i saj, s’na i lan hesapet as me korrupsionin, as me keqqeverisjen

15 Shtator 2025 Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati del kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për një ‘ministër AI’, siç është Diella, dhe që tanimë është dekretuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj. Përmes një opinioni të postuar në rrjetet sociale, Bushati shkruan ndër të tjera se, inteligjenca artificiale për t’u implementuar në shoqëritë demokratike, […]

Kurt Farka on September 15, 2025

Scorpions “ndez” sheshin “Skënderbej”, grupi rock i famshëm rikthehet në Tiranë pas 24 vitesh

15 Shtator2025 Tirana edhe njëherë tjetër ka përjetuar në Sheshin Skënderbej një nga netët më të bukura muzikore mbremjen e 14 shtatorit . Grupi i famshëm i muzikës rock Scorpions është rikthyer mbrëmjen e sotme në Tiranë për një koncert madhështor. Pjesëmarrja e nostalgjikëve të muzikës së një prej grupeve më të njohura në botë, […]

Kurt Farka on September 15, 2025
Featured Përurohet në Kalabri, shtatorja e kryepriftit arbëresh Antonio Belushi

Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovës

5 Qershor 2023 Nga Ramiz LUSHAJ Ngjarjet e fundit në Kosovë më kujtuan një thanie të një klasiku të njohur anglez (1884) se “fejesat e gjata në 9 të 10-tat e rasteve janë shkollë para përgaditëse e pabesisë bashkëshortore në të ardhmen”. Pikërisht, edhe kohëzgjatjet afatore nga Ndërkombëtarëte Shqiptarët, ma saktë: stërgjatjet e Kosovës me rreth 9 vite nga shpallja Republikë (1990-‘91) deri tek Liria (1999) dhe 9 vite të tjera nga Liria tek Shpallja e Pavarësisë (2008) janë ma të gjatat ndër të gjitha shtetet e tjera në Ish Jugosllavinë Avnjoiste, në Ballkanin Perëndimor, kanë mbjellë, vjelë e përcjellë edhe shumë pabesi ndërkombëtare e shqiptare që po i vuan edhe pas 33 viteve shteti i ri i Kosovës. Sllovenisë e Kroacisë, po edhe Bosnje-Hercegovinës (për të cilën më vonë, pas një lufte mbi trevjeçare, u nënshkrue edhe Marrëveshja e Dejtonit-1995) prej nga shpallja e Pavarësisë së tyre (1991) deri tek antarësimi në OKB (22 maj 1992) iu deshtën nga një vit kohëzgjatje. Maqedonisë (IRJM-Maqedonia e Veriut) nga Pavarësia(1992) deri tek antarësimi në OKB (8 prill 1991) iu deshtën vetëm 1.5 vite kohore. Mali i Zi, në të gjitha proceset e tij: ndarja nga Jugosllavia e Vjetër, bashkimi me Jugosllavinë e mbetur, pavarësimin e tij final, i kreu nga 28 prilli 1992 deri më 3 qershor 2006. Çështja shtrohet edhe kështu: Pse Kosovës dardane edhe pas 33 viteve, në katër dekadat e dy shekujve të fundit, nga shpallja e saj Republikë (2 korrik 1990) dhe deri tek ngjarjet e ditëve të sotme në katër komunat në Veri të saj, nuk iu ka mundësuar që të antarësohet në OKB, të përfundojnë vija kufitare shtetërore me të gjithë fqinjët e saj ballkanik, të ketë shtrirë sovranitetin e vet shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës (edhe në Veri të saj), etj.?! Shteti i sotëm i Kosovës në këto 33 vite e 4 dekada, prej nga shpallja e Republikës (1990-’91), nga Liria (1999), nga Pavarësia (2008) dhe deri tek njohjet ndërkombëtare e përpjekjet për antarësim në OKB, edhe për shkak të këtyre stërgjatjeve afatore (1990, 1999, 2008 etj) ka keqprovuar gjithato pabesi të ndryshme e të shumta nga disa prej Ndërkombëtarëve e disave nga klasa politike shqiptare; si: keqpranimi kushtetues “ahtisarjan” si “shtet multietnik” si në asnjë shtet tjetër të botës, ndërkohë që shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës; ndarja “allafranceze” e Mitrovicës së pasluftës në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut; Asociacioni me Komunat me Shumicë Serbe; Statusi i “Kishave Serbe” (si në Deçan etj.); humbja e mijëra hektarëve toka etnike shqiptare nga ndarja e vijës kufitare me Maqedoninë (IRFJ) dhe Malin e Zi (në Çakorr, etj.), Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë; Marrëveshjet famëkëqija për Trepçën e Ujmanin; izolimi i Lëvizjes së Lirië Shengen të Kosovës në 15 vitet e fundit (si asnjë shtet tjetër i Europës); mosnjohja e Kosovës nga 5 shtete antare të Bashkimit Europian (si: Greqia, Spanja, Qupro, Rumania...

/ June 5, 2023