15 Shkurt 2026

Në Tiranë, kultura dhe arti bashkohen për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme. “Sofra Tiranase 2026” vjen si një festë e kulturës, ngjyrave dhe emocioneve të bukura. Nën organizimin e “Shoqatës Tirana”, ky aktivitet sjell energji, elegancë dhe profesionalizëm. Një udhëtim artistik, që nis me pikturën dhe kulmon me spektaklin në skenë. Aktiviteti i “Shoqatës Tirana” nën patentën “Sofra Tiranase” 2026 zhvillohet nën një frymë pozitiviteti nën pjesëmarrjen e profesionistëve më të mirë në fushat specifike.

Aktiviteti zhvillohet më 16 shkurt dhe pjesa e parë e Sofrës organizohet në hollin e Pallatit të Kongreseve me banketin pritës dhe ekspozitën, me veprat e piktorëve më të njohur, që kanë bërë histori. Një histori arti, brezash me piktorë që kanë lënë gjurmë në kulturën kombëtare dhe historinë e artit do të shpaloset në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë në datën 16 shkurt. Organizimi i kësaj ekspozite të veçantë është bërë nga piktori i njohur Adnand Deda. Në këtë ekspozitë marrin pjese emrat më të mëdhenj të artit pamor shqiptar ndër vite.

Do të ekspozohen veprat e piktorëve legjenda Sadik Kaceli ( Nderi Kombi) dhe Sali Shijaku (Nderi Kombit), pjesëmarrja e jashtëzakonshme e piktorit të madh shqiptar më të njohurit nëpër botë Ibrahim Kodra (Nderi Kombit). Në ekspozitë janë piktorët e mëdhenj akademiku Naxhi Bakalli (Mjeshtër i madh ), Buron Kaceli (Mjeshtër i madh ), Niko Dhales ( Mjeshtër i madh), Hysen Devolli ( Piktor i Merituar). Piktorët veteranë të arsimuar në Rusi, Bexhet Pulleja, mjeshtrat Buron dhe Besim Tabaku, Anila Zajmi- Katanolli Artist -Designer.

Aktiviteti zgjat deri në orën 19 e 30, kur dhe fillon në sallë koncerti “Sofra Tiranase 2026”. “Sofra Tiranase 2026” do të hapë dyert më 16 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke sjellë një mbrëmje të paharrueshme arti dhe tradite shqiptare. Një festë që premton emocione, ngjyra dhe talent të rrallë, duke bashkuar breza të rinj dhe mjeshtra të njohur të artit.

Nga Julia Vrapi