“Në procesin e anëtarësimit thelbësor është…”/ Zyrtari i KE-së: Shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociata!

11 maji 2021

Këshilli për Çështjet e Përgjithshme në BE në një konferencë për mediat ka theksuar se për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut element thelbësor është shteti i së drejtës.

Maroç Çefçoviq, nënkryetar i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale tha në fjalën e tij se zgjerimi është shumë kërkues dhe se shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociata.

Më duhet të përforcoj këtë mesazh që shteti i së drejtës është në thelbësor për të gjithë procesin e anëtarësimit. Nga ana e Komisionit ne po punojmë shumë për të siguruar që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur, por zgjerimi është shumë kërkues. Shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociata dhe duhet të dërgojmë një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Gazeta Panorama