20 Dhjetor 2025
Me dt 18 Dhjetor te ketij viti Arsimi humbi nje nga edukatoret e shquar te Arsimit.
Mësuesi i talentuar, metodisti i përsosur, drejtuesi kompetent dhe bashkëkohor, familjari shembullor, prindi i lumtur dhe i realizuar, qytetari model dhe i kulturuar, BESLIM ELEZ HOXHA, sot nderpreu udhëtimin e tij , për t’iu bashkuar përjetësisë, duke lënë për Ne, që e njohëm, dhe e patëm shok, mik, dashamir, koleg, drejtues, mentor dhe këshillues, dhimbjen për largimin e tij, na la kujtimet e pashlyera dhe modelin e një intelektuali, mësuesi dhe edukatori shembullor.
Mësues Besimi kudo ku hodhi hapin, ku hapi derën e shkollës, apo klasës, ku mori në dorë programet dhe dokumentacionin shkollor, ishte modeli të cilit çdo mësues i ri, apo koleg kërkonte t’i përngjasonte, të ecte në gjurmët e tij, t’i shembëllente, sepse ai kishte një dhunti, të cilën pak kush e kishte: përgatitjen shkencore, profesionale, nivelin intelektual, komunikimin brilant, dëshirën dhe pasionin për të studiuar, për t’u përditësuar me të rejat e shkencës, të zhvillimit dhe përparimit.
E filloi punën në moshë të re, mbaroi gjithë nivelet e arsimit, deri at’ universitar, u trajnua dhe u kualifikua si mësimdhënës, metodist dhe drejtues shkolle. Kudo ku sherbeu në: Iballë si mësues e drejtues shkolle, në Pukë si drejtues dhe mësues, në Kryezi, Q.Mali në shkollën e qytetit të F.Arrëzit si mësues dhe drejtues, në Breg etj, ai shkëlqeu në punë, krijoi modelin e mësimdhënësit dhe drejtuesit korekt, të suksesshëm dhe rezultativ.
E deshën nxënësit, ndërtoi mardhënie të drejta e mirëkuptim me kolegët dhe vartësit, mardhënie miqësore dhe bashkëpunuese me prindërit dhe komunitetin.
Mësues Besimi mbeti një mësues bashkëkohor. Me sakrifica, duke mposhtur vështirësitë e moshës dhe terrenit, na pranoi drejtimin e komisionit lëndor të gjuhës dhe leximit letrar në Zonën metodike të Kryeziut, detyrën e drejtuesit të aksionit të mbledhjes dhe përçasjes së fjalës së rrallë e të shprehjes popullore të zonës, sepse na duhej përvoja dhe aftësia e tij.
Ai u shqua edhe në fushën studimore, duke referuar si metodist, si drejtues, si studiues i traditës dhe kulturës popullore të rrethit tonë, Pukës, së cilës i kushtoi gjithë jetën e pasionin e tij.

Mesuesi Pukian Billal Hoxha

Mësues Besimi, nuk u shpëtoi vorbullave me ulje ngritje, thellime të luftës së klasave.
Gjithësesi ai asnjëherë nuk u denatyrua, nuk e lëshoi tempin e punës dhe të kontributit të tij.
Në vitet e ndryshimeve, i pozicionuar në përkrahje të lëvizjes demokratike, u zgjodh si i pari sekretar i PD për rrethin e Pukës.
Me krijimin e Komitetit të parë Pluralist të qytetit të F.Arrëzit, ai kreu detyrën e Sekretarit të këtij Komiteti, ku në çdo rast shfaqi drejtësi në opinione, në gjykime, propozime dhe vendimmarrje.
Ishte i drejtë, pa komplekse, i urtë dhe me gjykim të thellë, bashkëpunues dhe vizionar.
Ai pati një familje të shkëlqyer, me fëmijë shembullor, të edukuar, të etshëm për dije dhe rezultativ në përparim. Ata në gjurmët e babait dhe të fisit të Hoxhajve, të shpërndarë nga SHBA, KANADA, GJERMANI e gjetkë, kanë shkëlqyer dhe shkëlqejnë në lëmitë e përgatitjes dhe dhënies së sherbimeve të kualifikuara profesionale.
Familja humbi njeriun e tyre të shtrenjtë, ne humbem qytetarin e kulturuar, miqtë, shokët dhe dashamirët humbën njeriun e urtë, të zgjuar, me qendrim dhe sjellje shembullore në komunitet, arsimi humbi një ndër asetet më me vlerë në fushën e drejtimit, metodistin mjeshtër në mësimdhënie, specialistin e trajnimit dhe kualifikimit.
Emri dhe veprimta e Tij do të afishohet në librin e nderit të Arsimit Pukjan, por edhe në librin e nderit të qytetarisë së F.Arrëzit.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, për fëmijët, vllazerine Hoxhaj, miqtë, shokët, dashamirët e shumtë, për ish nxënësit e tij, përcjelli me dhimbje nga Italia.
I lehtë të qoftë dheu!
Nga: Muhamet Cufaj