Monika Kryemadhi, paralajmëron skandalin e Kryeministrit Rama: – Brenda dy ditësh do denoncoj me fakte!

1 MARS 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëron një denoncim shumë të fortë për kryeministrin Rama ditët në vijim. Ajo i kërkoi moderatorit Blendi Fevziu live që ta ftojë në studio pas publikimit të skandalit.

“Brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryamdhi se si Edi Rama e manipuloi skemën politike, që tregon qartë se si ishte ndërhyrja. Këto dosjet 184 dhe kjo tjetra s’janë asgjë. Aty do kuptojmë edhe fytyrat ëngjëllore të tyre. Duhet t’i japim fund konfliktit të grupeve ekonomike-financiare. Pas kësaj të jeni të bindur që nuk ka humbje për opozitën”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga biseda në Opinion

Kryemadhi: Kam një denoncim shumë të madh për kryeministrin Rama

Fevziu: E ke me fakte apo analiza politike

Kryemadhi: Çdo gjë e faktuar. Dua të më ftosh në emision për ta komentuar

Fevziu: Të mërkurën po e përgatis emisionin për ty

Kryemadhi: Se mos të marrin ata nga bashkia dhe qeveria në telefon…

Fevziu: Ke qenë pjesën më të madhe në qeveri, nuk ka ardhur ndonjë telefonatë ndonjëherë. Shpresojmë që denoncimi të jetë i madh jo si herët e tjera.

Kryemadhi: Është i madh.

Nga Gazeta Sot