23 Shtator 2025

Analisti, Fatos Lubonja i ftuar në emisionin LOG në News24, tha se Shqipëria ka nevojë për një shtet social.

“Shqipëria ka nevojë për një të majtë të të drejtave sociale, që nuk e ka. Sepse Edi Rama nuk është e majtë e të drejtave sociale. Edi Rama është ekstrem i djathtë”, tha Lubonja.

Sipas tij, PD nga ana e saj thotë që është e djathtë.

“Tani në këtë situatë vendi ka nevojë për një parti të të drejtave sociale. Ndërsa të drejtat civile këtu unë mendoj se nuk janë shumë problem në Shqipëri, për arsye se ne kemi nevojë të emancipohemi për të drejtat civile. Ne jemi konservator në thelb. Një shqiptar nuk deklaron dot që është ‘homoseksual’.” tha Lubonja.

Lubonja shtoi se ‘shteti social’ do ti shërbente vendit për dy të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë si shëndetësia dhe arsimi, pasi sipas tij, këto mungojnë.

“Të gjithë të pasurit i kanë çuar fëmijët në shkolla private dhe shkojnë kurohen në klinikat më të shtrenjta në botë. Kurse shqiptarët nuk kanë as arsim dhe as shëndetësi që është e drejta më themelore.” tha Lubonja.