Lapaj vendoset te Kryeministria: – Duhet bashkim përtej flamujve politike. – Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Lapaj Berisha
22 Dhjetor 2025
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj pas përfundimit të protestës së Berishës, është vendosur te Kryeministria.
Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se Rama dhe regjimi i tij nuk mundet dot me kapsolla. Ai bëri thirrje për rezistencë dhe protesta masive.
“Për dy orë hymë në rezistencën e16. Rama dhe regjimi i tij mundet me rezistencë nuk mundet dot me kapsolla. Se po të jetë për kapsolla kanë më shumë këta, të jetë për dhunë kanë më shumë këta. Këta munden vetëm me masivitet qendrestarësh. Do qëndrojmë këtu dhe do kërkojmë masivitet qytetarët për ta bllokuar. Unë vazhdoj në protestë, t’i thua të ftuan në protestë…Unë jam 15 ditë në protestë. Kjo është protesta. Është shumë me rëndësi që të kuptojmë që rezistenca, është pika e kthesës përballë këtij regjimi që ka marrë peng vendin. Kjo përkon qëndresë, të mblidhemi këtu dhe ky dhjetor të mos i ndalë asnjë moment. Rama mundet nëse kemi fëmijët përdore duke u përballur me të”, tha ai.
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adritak Lapaj ka nisur protestën e tij, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike.
I vendosur përpara Kryeministrisë, Lapaj tha se është shumë e rëndësishme që bashkimi të jetë përtej flamujve politik.
“Duhet bashkim përtej flamujve politik. Kjo punë nuk zgjidhet me turizëm protestash, por me protesta që nuk ndalem. Me njerëz që dinë çfarë është demokracia dhe luftojnë për të. Duhet të bashkohemi sa më shumë. Të ndryshojmë këtë histori. Të vendosim standard të tjera. Nuk mund të vazhdojmë më me fasadë”, tha ai.
