Kulla (Kullat) e Dervish Aliut është një kullë në Dukat, Vlorë,  Mori statusin monument kulture në vitin 1979.

Kullat e Dervish Aliut Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndertimor me vlera historike. I ndërtuar ne fillim te shek. XIX ky ansambël kullash të Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjate viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar ne token e tij nga mjeshtër të ardhur nga Janina. Ajo perfaqeson banese te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne te gjithë Shqiperine e Jugut.

Kullat e Devish Aliut, Dukat Vlore

Si pjese me te rëndësishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese, divani me kollona guri e harqe, shtepine e bukes, oden e miqve e banesa te tjera ndihmese. Ne banesen e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithë territori perreth. Kjo e shnderron këtë ndërtim ne një keshtjellez te fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument kulture ne vitin 1979. Si te shkojme tek Kullat e Dervish Aliut? Për te vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga qe te con ne qendër te Dukatit te Vjeter. Pasi arrihet ne qendër te fshatit merr rrugen qe te con ne lagjen “Mazo”. Rruga qe te con deri ne qendër te fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet ne kembe.