9 Janar 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas daljes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku në terren, për inspektimin e situatës nga përmbytjet, në një kohë kur ndaj saj ka akuza nga SPAK dhe është kërkuar heqja e imunitetit në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu shkruan se “kriminelët gjithmonë kthehen te vendi i krimit”, duke iu referuar vizitave të kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të qeverisë në zonat e përmbytura.

Sipas tij, Shqipëria nuk është përmbytur nga reshjet e shiut, por si pasojë e korrupsionit.

Postimi i Balliut: