Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë.

“I telefonova ministrit, në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë”, situata e rënduar nga përmbytjet në Shqiperi.

12 Dhjetor 2021 “I telefonova ministrit, në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë”, situata e rënduar nga përmbytjet në vend, Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë gjatë dhe pas përmbytjeve.

Mehaj ka treguar se sot ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, të cilit i ka shprehur gatishmërinë për mbështetje.

Ai ka shkruar se në ditë të mira dhe të vështira shqiptarë do të jenë bashkë.

Postimi i tij:

Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Gazeta Dita