Sazan Guri – Ja arsyeja pse kryeministri vishet si “sarakaçan”

13 Shtator 2022

Studiuesi Sazan Guri, i ftuar paraditen e sotme në një emision televiziv ka folur edhe për kryeministrin Edi Rama.

Mes të tjerash, në fjalën e tij ai pati një koment për prejardhjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Gurit, ai është sarakaçan dhe këtë e lidh dhe me mënyrën se si vishet.

“Rama është sarakaçan. Në 1800, shumë agallarë në Shqipëri morën njerëz nga Anadolli, pa fe. Këto shërbyen në tokat e bejlerëve. Morën dhe mbiemra të punës dhe zanatit që bënin.

Më pas u shpërndanë dhe një nga këto është lagjja Stan e Durrësit. Prandaj i pëlqen që të vishet si sarakaçan. Jo se ka modë.”, tha ai.

Gazeta Shqip