“Jo Kuvend i PD në 11 Dhjetor” Basha luftë Berishës: Thërret Kuvendin e PD-së më 18 Dhjetor

15 Nëntor 2021

“Me Berishën PD izolohet nga SHBA”, Basha i vendosur: Jo struktura paralele, hallet e Berishës nuk janë të PD

Burime për Ora News bëjnë me dije se kryedemokrati Basha sot në mbledhjen e kryesisë së partisë është shprehur se Berisha po shkel statutin dhe po poshtëron anëtarësinë e PD-së.

Sipas Bashës, Kuvendi i thirrur nga Berisha në 11 dhjetor nuk është legjitim dhe se ai si kryetar partia do ta mbledhë Kuvendin kombëtar në 18 dhjetor.

Basha: E nisin betejën me gjoja unë paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thotë cilën pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe çdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshtëruar anëtarësinë, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij. PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vucic ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje. Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të htetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.

Basha në Kryesi: Kuvendi nga Berisha, ka kundërvënë një pjesë të vogël të PD-së ndaj SHBA-ve

Cfare po kerkon Sali Berisha sot?

-PD te dale kunder SHBA

-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te SB

– izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.

Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD.

Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.

Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor

11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.

Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.

Tv OraNevw