Ikona Shën Athanasi i Madh dhe Shën Nikolla nga Tërpo Zografi

Ikona daton në fund të shek. XVIII. Ka qënë pjesë e kishes së Pojanit në Korçë dhe është punuar me metodën tempera në dru pikërisht nga Tërpo Zografi djali i Konstandin Zografit nga Korça, i cili përveç ikonografisë ushtronte dhe profesionin e priftit.
Të dy shenjtorët paraqiten të veshur me veshje liturgjike të pasura me dekore të shumta. Mbi stiharin kanë veshur petrahilët dhe epigonatët e për mbi to kanë hedhur sakon me hemaforët. Epigonatët janë të dekoruara me krizantema shumëngjyrshe dhe në dorën e majtë mbajnë Ungjillin e Shenjtë.

Ikona Shën Athanasi i Madh dhe Shën Nikolla nga Tërpo Zografi

Shën Athanasi i Aleksandrisë ishte një teolog i krishterë, një atë i kishës dhe mbrojtësi i Trinitarizmit kundër Arianizmit, ndërkohë që Shën Nikolla është një shenjtor i krishterë i shek. IV, i cili jetonte në Azinë e Vogël. Të dy ata ishin bashkëkohës dhe u takuan në Sinodin e parë të Nikesë në vitin 325. Ata ndanë të njëjtin qëndrim kundër arianizmit dhe kjo ndoshta është arsyeja pse ata janë pikturuar bashkë në ikonë.
Në fund të ikonës shohim datën e realizimit të saj :
3 dhjetor 1796.

Nga FB: Muzeu i Artit Mesjetar, Korce