
“Gjobë 1500 euro dhe 3 muaj burg”. – Berisha publikon dokumentin e dënimit të gjyqtares Irena Gjoka (Foto-Dosja)
5 Maji 2025
Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ndërsa në daljen e tij nga prokuroria iu rikthye akuzave ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, e cila caktoi masën e parë detyrim paraqitje ndaj tij.
Asokohe Berisha ngriti pretendime se Gjoka ishte dënuar nga autoritetet greke dhe këtë fakt ajo e kishte fshehur sipas tij nga formulari i dekriminalizimit.
Berisha ka publikuar sot dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e Irena Gjokës nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme.
Gjoka është shpallur fajtore sepse në datën 24 dhjetor 2002 është kapur në pikën e kufirit Kakavijë gjatë kontrollit të pasaportës me dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Sipas këtij vendimi rezulton se Gjoka është shpallur fajtore për dokumente të falsifikuara dhe është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro.
Nga: Balkanweb