Gjermanët ruajnë gjenet e perimeve autoktone shqiptare

Gjermanët ruajnë farerat gjenetike te perimeve autoktone shqiptare që nga viti 1941. –

Që kur shkencëtari gjerman Hans Stubbe mblodhi 355 kampione farërash për drithërat e bishtajorët në vitin 1941, të cilat më pas i çoi në Institutin e Gjenetikës në Gjermani, banka e gjeneve agrobiodiversitetit shqiptar është rritur vit pas viti duke arritur në ditët e sotme në 4105 kategori, sipas një studimi të posaçëm nga koperacioni gjerman.

Banka e gjeneve rreth 3,219 kategori i mban si farëra nën ruajtje afatgjatë, ndërsa rreth 886 lloje pemësh ruhen dhe mbahen në terrene të hapura.

Rigjenerimi i gjeneve është mision i autoritetit kombëtar, i cili i ka të koleksionuara trashëgiminë gjenetike edhe në gjuhën shqipe.

Gjermanët ruajnë gjenet e perimeve autoktone shqiptare

Aktualisht nga 3.200 konservimet afatgjata të farërave, rreth 10% janë rigjeneruar, por rreth 50% e tyre duhet të rigjenerohen.

Konservimi dhe menaxhimi në fermë i burimeve gjenetike të bimëve është i përqendruar vetëm në disa ferma që synojnë të testojnë varietetet për kapacitetet e tyre të prodhimit dhe përmirësimin e teknikave të kultivimit.

Të dhënat e raportuara tregojnë se aktivitetet e menaxhimit të gjeneve në ferma kanë qenë kryesisht për perime lokale për konsum familjar dhe shitjen e tregut, në komunitetet e rajonit të Korçës dhe të zonën e Alpeve të Shqipërisë, kryesisht qepë, lakër, pjepër, piper, domate, kungull, marule, leh, hudhër dhe fasule.

Rreth 170 fermerë janë angazhuar për mbjelljen e kulturave tipike gjenetike shqiptare.

Pas analizimit të gjetjeve të studimit që përfshiu periudhën 2011-2014 në rajonin e Korçës, për ruajtjen në fermë dhe përdorimin e qëndrueshëm të kultivarëve tradicionalë sugjerohen pesë mënyra:

  1. a) Promovimi i produkteve;
  2. b) konsolidimi i tregjeve të specializuara që përdorin në mënyrë efikase cilësitë e tyre organoleptike;
  3. c) krijimin e vetëdijes për potencialet e kultivarëve tradicionalë;
  4. d) restaurimi dhe ripërtëritja e kultivarëve tradicionalë përmes proceseve të përmirësimit të kulturave;
  5. e) subvencion për ruajtjen në fermë dhe menaxhimin e racave vegjetale, sepse konservimi dhe menaxhimi i tyre duhet të konsiderohet si një shërbim që duhet të shpërblehet nga shoqëria.

Rrjeti për ruajtjen e fermave, nuk arriti të krijojë marrëveshje të qëndrueshme institucionale. Për rrjedhojë,  konservimi në fermë është i organizuar në mënyrë vullnetare vetëm nga fermerët.

Edhe pse fermerët në shumë zona të vendit (sidomos në zonat e largëta) kultivojnë kultura lokale, ata dinë shumë pak për vlerat e këtyre kultivarëve.

Gjermanët ruajnë gjenet e perimeve autoktone shqiptare