Fqinjet tone kane ngritur muze dhe perfaqesohen edhe me trashegimine tone etnike te kultures materiale.

Shembullin po e japim nga Muzeu i Cetines, Mali i Zi ku ruhen te ekspozuara (ndoshta dhe ne fondet muzeore)  Xhubleta Shqiptare dhe shume pjese te kesaj veshje me perzgjedhje per tu patur zili.

Referimet (tekstet shpjeguese) i kane, se kjo pasuri eshte e popullsise dhe kultures shqiptare.

Po e permendim kete fakt, per te theksuar nevojen dhe domosdoshmerine qe ne vendin tone mungojne ne Muze shume objekte dhe pjese te kesaj veshje qe eshte vetem shqiptare.

Jemi teper vone, por me mire vone se kurre thote populli.

Shqiperise i mungon Muzeu Etnografik.

Corape te Xhubletes Shqiptare. Muzeu Cetine, Mali i Zi.

Ne foto: Corape te Xhubletes Shqiptare, fotografuar ne Muzeun e Cetines, Mal i Zi, korrik 2016.

Shenim nga Jaho Brahaj.