Favori i rradhës për Bollinon/ Ish-uzina Metalike e Tiranës i jepet për vetëm 1 euro

16/09/2020

Ish-Ndërmarrja Metalike në Tiranë i është dhënë përmes një shume simbolike prej 1 euro shoqërisë “MTSC”, e lidhur me biznesmenin dhe botuesin Carlo Bollino si vazhdim i favorizemeve që qeveria u bën njerëzve pranë saj.

Gazetari i RTV Ora, Elio Laze, i cili po ndjek edhe rastin në fjalë raporton se prona në zemër të Tiranës ka edhe pronarë por pavarësisht kësaj i është dhënë shoqërisë në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama.

“Në vitin 2019, me vendimin me numër 642 datë 2/10/2019 në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, botuar në Fletoren Zyrtare 137, jepet miratimi për lidhjen e kontratës me tarifë 1 euro, jo për metër katror, por 1 euro e gjithë kontrata, mes ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si qiradhënës dhe shoqërisë “MTSC” si qiramarrës për pasurinë shtetërore “ish ndërmarrja metalike Tiranë, Reparti i Orëve, prona 19.

4021,5 metra katrorë nga e cila, sipërfaq ndërtimore është 1624,44 metra katrorë dhe sipërfaqe funksionale 2937 metra katrorë.

Kjo ka ndodhur në vitin 2019”, tha gjatë një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në RTV Ora gazetari Elio Laze.

VKM në fjalë, e datës 2/10/2019:

Shoqëria “MTSC” kishte marrë vetëm një pjesë të pronës në fjalë por me firmën e kryeministrit Rama tashmë zotëron të gjithë pronën.