‘Europë, jo narkoshtet!’, shqiptarët paralajmërojnë protestë në Milano: – Rama largohu

15 Shkurt 2026
Narkoregjimi i Edi Ramës i ka vendosur shkelmin në fyt të gjithë shqiptarëve të ndershëm, si brenda dhe jashtë vendit përgjatë këtyre 13 viteve në pushtet.
Sipas të dhënave qoftë zyrtare apo të marra në rrugë të tjera, tregojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë e kanë lënë vendin e tyre nga viti 2013 dhe janë integruar në vendet e Evropës, ShBA-së por edhe më tej, në të gjitha vendet e botës.
Gjithashtu një tjetër fakt është dhe korrupsioni galopant që ka përfshirë qeverinë e Edi Ramës, ku sipas një denoncimi të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në vetëm 3 vitet e fundit, shifra e aferave dhe abuzimeve qeveritare i kalon 11 miliardë euro.
Aktualisht zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për favorizim në tenderat publik si dhe shantazh ndaj vartësve, duke bërë që organi i akuzës të kërkoi arrestimin e saj, por që po pengohet duke u mbrojtur nga Kryeministri Edi Rama, i cili nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e pezulloi nga detyra e saj si ministre.
Të ndodhur përballë këtyre fakteve të një korrupsioni galopant dhe grabitje të taksave të shqiptarëve, një grup emigrantësh në Itali, kanë thirrur një protestë në datë 22 shkurt në Milano.

