Harta e Piri Reis

Harta e Piri Reis u zbulua në vitin 1929 në një muze në Turqi dhe që nga ai moment nuk është asnjë shpjegim i logjikshëm për skicimet e tij!

Me dimensione 60×86 cm, kapiteni turk, Piri Reis kishte hartuar në vitin 1513 hartën e botës dhe kishte përfshirë, Portugalinë, Spanjën, Afrikën Perëndimore, Atlantikun qendror dhe jugor, Karaibet, gjysmë e Amerikës lindore dhe një pjesë të Antarktidës, por të çliruar nga shtresat e akullit.

Përsa i përket vendeve të cilat ai nuk i “përfshiu” në hartë, kapiteni Piri reis na siguron se ai i ka përfshirë me korrektësi. Në të njëjtin dokument Piri Reis na informon se për të realizuar hartën e tij, ai përdori të gjitha harta e kohës duke i kombinuar.