Edi Rama: – Gjyqësori po gjymyton funskionimin e pushteteve të tjera

26 Shkurt 2026
Kreu i Qeverisë, Edi Rama deklaroi se, udhëkryqi ku ndodhet sot Shqipëria paraqet disa rreziqe që kërkojnë një adresim të vendosur dhe disiplinë nga ana e deputetëve dhe ministrave.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, përtej këtij udhëkryqi Rama nënvizoi se ekonomia vijon të ecë me ritmet e parashikuara. Sipas tij, përndryshe Shqipëria rrezikon të mbesë në vend numëro duke humbur mundësitë më të mëdha që ka pasur për t’u ngjitur aty ku e kërkon amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.
‘Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fundmuajit ku këtë radhë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit.
Duke qenë se temat e posaçme që do të lidhen me çdo sektor do të trajtohen me ministrat përkatës.
Unë dua që të ndaj këtu me ju, duke përfituar nga prania e publikut, opinionin që është krijuar me situatën komplekse ku ndodhemi.
Vendi ynë pas një fitoreje historike nga ana jonë, pas çeljes të të gjithë grupkapitujve në një kohë rekord, si dhe pas zhvillimeve që lidhen me ecurinë dhe me fatin e reformës në drejtësi, aq edhe me fatin e shtetbërjes demokratike të Shqipërisë në BE. Unë besoj që duhet të shohim së bashku në një udhëkryq të ri,
Ekonomia po ecën në një rrugë të qëndrueshme e cila në harkun e 35 viteve është e pakrahasueshme me vitet e mëparshme.
Ndërkohë që projektet në zhvillim apo në plan për këto mandate, janë më të shumta dhe më domethënëse nga impakti, udhekryqi ku ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe ku duhet nje adresim i vendosur dhe nje discipline nga ana jone dhe kur them discipline e nis me ne ketu sepse perndryshe shqiiperia rrezikon te beje vend numero nga gjitja qe kerkon amaneti I skenderbeut dhe ismail qemalit.
Çdo vend numëro për Shqiperinë sot është rënie e trendit të fuqisë ekonomike apo respektimit të vendit ndërkombëtarisht.
Rreziku që ne të bëhemi irrelevant qëndron në momentin kur ne jemi më relevant si asnjëherë.
Ky nuk është një udhëkryq dilemash strategjike apo raportesh të ndryshuara të forcave por erëra që rrezikojnë të na mpijnë dhe ne të rrëzohemi me këmbët tona. I ka ndodhur më parë në të tjera vende dhe partive më të mëdha. Sot po sprovohet faktikisht aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore. E para e familjes tonë politike por edhe krejt vendit‘ tha Rama.
