E tmerrshme: –  Ushtria ruse qëllon mbi autokolonën me civilë, ka të vdekur

E tmerrshme: –  Ushtria ruse qëllon mbi autokolonën me civilë, ka të vdekur

8 MAJ 2022

Forcat ruse kanë qëlluar një kolonë automjetesh me civilë që përpiqeshin t’i shpëtonin luftimeve pranë qytetit të Kharkiv duke lënë disa të vdekur.

Sipas CNN Serhiy Bolvinov, shefi i departamentit të hetimit, tha se policia kishte humbur kontaktin me kolonën disa ditë më parë.

Kishte 15 makina që udhëtonin pranë fshatit Staryi Saltiv, i cili ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit ndërsa forcat ukrainase kanë nisur një kundërsulm kundër rusëve në lindje të Kharkiv. Në atë kohë, kolona po përpiqej të arrinte në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, tha Bolvinov.

“Për shkak të luftimeve të vazhdueshme, nuk ishte e mundur të arrihej në vendin e kolonës”, tha Bolvinov.

Rrënojat e autokolonës u gjetën të premten, tha ai. Pasi mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një tank të thyer të armikut dhe trupat e dy ushtarëve rusë.

300 metra më tej, u gjetën gjashtë makina me vrima plumbash. Katër kufoma u gjetën në makina dhe, sipas Bolvinov, dukej se ishin disa nga civilët që kishin qenë në kolonë.

Eshtrat e një vajze 13-vjeçare ishin identifikuar po ashtu tha ai. Bolvinov nuk dha detaje se çfarë mund të ketë ndodhur me automjetet e tjera në kolonë.

Gazeta Sot