
E fshehur për vite me radhë/ Del dokumenti që rëndon pozitën e Irena Gjokës
6 Maji 2025
Historia e gjykatëses së posaçme Irena Gjoka po shndërohet në një xhalo të vërtetë. Dje në të gjithë shtypin u bë publik një dokument i gjykatës së Janinës, që vërtetonte dënimin e saj për kalim të paligjshëm kufiri me vizë të fallcifikuar.
Publikimi i këtij dokumenti ekzistenca e të cilit përflitej prej më shumë se një viti e rëndonte edhe më tepër pozitën e drejtueses së GJKKO njekohësisht edhe gjkatëse e proceseve të bujshme kundër politikanëv opozitarë, pasi përfocohej dyshimi se ajo kishte gënjyer dy heë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jshtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.
Ndaj këtij pretendimi gjyqtarja bëri një përgënjeshtrim evaziv dhe të paqartë duke folur për Birn. Ndësa dokumenti fliste për një dënim nga gjykata e Janinës, ajo pretendoi se ishte e pastër në gjykatën e Athinës.
“Absolutisht nuk jam e dënuar nga asnjë nga autoritetet e drejtësisë greke,” tha gjyqtarja Irena Gjoka përmes telefonit, ndërsa i përcolli BIRN disa dokumente të përcjella nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj Irena Gjokës, e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku.
“Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese”, tha Gjoka, ndërsa shtoi se akuzat ishin intimidim dhe pengim në ushtrimin e detyrës.
Por, pas publikimit të dokumentit se ajo ka qenë e dënuar, Lapsi.al sot ka arritur të siguojë një dokument ekskluziv që provon edhe gënjeshtrën tjetër të saj, Kjo provë e re dëshmon ajo se ka qenë e dëbuar nga Greqia për kalim të kufirit me dokumenta të fallcifikuara.
Pasi kjo gjë i ka ndodhur Irena, që në këtë kohë mbante ende mbiemrin Maneku, bashkë me bashkëshortin e fundi, Stefanaq Gjokën bëjnë prokurë (faksimilja poshë) tek një noter në Fier për të autorizuar një avokat në Patra, me emrin Andon Konomi, për të ndjekur çështjen e tyre.
Pra, qëllimi qe për të anulluar masën e dëbimit të marrë nga pala greke. Kjo prokurë e datës 31 mars 2003, para noterit Fejzo Behaj, që Lapsi po publikon sot dëshmon më së miri me vetë gojën e Irena Gjokës se ajo e pranon së është dëbuar nga Greqia (dokumenti poshte). Pikërisht për këtë ka bërë përçapje edhe për ta kundërshtuar me avokat këtë masë.
Por, ama kur ka ardhur puna që të thoshte të vërtetën në formularin e dekriminalizimit ajo ka gënjyer duke thënë se s’ka qenë kurrë e dëbuar.
Pra në të dyja rastet edhe kur ka gënjyer se ka qenë e dënuar edhe kur ka gënjyer që ka qenë e dëbuar Inena Maneku, Shpata, Gjoka duhet ta humbiste të drejtën për të qenë gjyqtare.
Nga Gazeta Sot